RENEA tani me dy robotë antieksplozivë
Dy robotë antieksplozivë dhe një numër i konsiderueshëm jelekësh antiplumb i janë dhuruar efektivave të Reparit Special RENEA.Ambasada Amerikane, Policia e Nju Xhersit, dhe Gardës Kombëtare e Nju Xhersit janë dhuruesit e 2 robotëve antieksploziv si dhe rreth 131 Jelekë Antiplumb për punonjësit e policisë së repartit Renea. Krahas saj është bërë dhe trajnimi për ekspertët e njësisë Antieksploziv.Në ambientet e Repartit Special RENEA, u zhvillua ceremonia e përfundimit të kursit të trajnimit për përdorimin e robotit nga Njësia Antieksploziv.Në ceremoninë e mbajtur më 18 shtator, nga Policia e Shtetit morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Drejtues i Lartë Altin Qato si dhe Drejtori i Forcave të Lëvizshme Operacionale Drejtues Niko BRAHIMAJ.Nga Ambasada Amerikane ishte i pranishëm Zv/ambasadori Amerikan Z.David Muniz, si dhe Drejtori i Prograit ICITAP Z. Steve BENETKursi nje javor- ICITAP, në bashkëpunim me Policinë e Nju Xhersit, dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit kanë sponsorizuar kursin një javor për njësinë Antieksploziv në Policinë e Shtetit , për përdorimin e robotit kundër mjeteve të improvizuara shpërthyese, në mënyrë që të forcohet aftësia e tyre reaguese dhe sigurimi i punonjësve të policisë gjatë procedurave të çaktivizimit.Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, si dhe zv/Ambasadori Amerikan Z.David Muniz, kanë vlerësuar si mjaft të shkëlqyera marrëdhëniet ndërmjet Policisë së Shtetit Ambasadës Amerikane dhe Programit ICITAP që ka asistuar Policinë e Shtetit.Z.Çako, ka vlerësuar ndihmën dhe kontributin e dhënë nga Ambasada Amerikane dhe Programi ICITAP, në çdo fushë të policimit nëpërmjet trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve , por edhe të donacioneve të dhuruara tepër të vyera për punën e tonë.Tre instruktorë trajnues- Gjithashtu Drejtori i Policisë së Shtetit ka falënderuar Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, Policinë e Nju Xhersit dhe në veçanti tre instruktorët e këtij trajnimi.Zv/ambasadori Amerikan Z.David MUZIN, në emër të SHBA-së, ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e plotë edhe në të ardhmen për Policinë e Shtetit.Më pas Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Zv/ambasadori Amerikan kanë nënshkruar Aktin e dhurimin për 2 Robotët kundër mjeteve shpërthyese dhe Jelekët antiplumb.Në fund të ceremonisë, u bë shpërndarja e çertifikatave për përfundimin e kursit për 20 efektivë të njësisë Antieksploziv të Repartit Renea.[caption id="attachment_583859" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Roboti antieksploziv[/caption][caption id="attachment_583858" align="alignnone" width="933"]
Ne foto: Ceremonia e nenshkrimit[/caption]
