Përplasen nga makina në stacionin e autobusit në Prishtinë, 11 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2015, 20:48
11 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe fëmijë, pas një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur “Te rrethu” në Prishtinë, ku një makinë "Audi" ka humbur kontrollin duke përplasur personat të cilët ishin në një stacion autobusi.Aksidenti është konfirmuar për KosovaPress, zyrtarja në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.Ajo, tha se verifikimi i fundit që ka marrë Policia nga Emergjenca rezulton me 11 të lënduar, e njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje kritikeTë plagosurit janë duke u trajtuar në Emergjencë në QKUK. Një nga të lënduarit,po trajtohet në një klinikë tjetër.
