Mbyllet kulla "Eiffel" pas dyshimeve për sulm terrorist

Kulla Eiffel është mbyllur ditën e sotme për të gjithë vizitorët pas dyshimeve për sulm terrorist nga 3 persona me çanta të mëdha shpine të cilët janë ngjitur në ndërtesën turistike të Francës.Policia Anti Terroriste ka ndërhyrë menjëherë duke vëzhguar kullën me helikopter vetëm pak orë pas dhënies së alarmit.Më vonë është zbuluar se të dyshuarit janë larguar duke u hedhur nga lartësia me parashutë ku dhe është supozuar se ata mund të kenë qënë thjesht parashutistë të hedhjeve ekstreme.“Ka raportime se 3 personat po ngjiteshin jashtë Kullës Eiffel rreth orës 5 e gjysmë të mëngjesit”- u shpreh një burim i policisë për Daily Mail.“Sigurisht që ekzistonte frika se ata mund të kishin lënë materiale të rrezikshme para se të largoheshin” – ka vazhduar ai,Për arsye sigurie vizitorët nuk janë lejuar të ngjiten në ambjentet e ndërtesës turistike dhe janë evakuar pranë lumit Senë deri në orën 2.Ndërkohë policia  po merret me hetimet për gjetjen e 3 personave të dyshuar. /Oranews.tv/