Udhëtonte me 1.5 kg kanabis në mjet, kapet gjatë tentativës së arratisjes

Policia e Vlorës sekuestron 1.5 kg kanabis, ndërsa në pranga ka vënë trasnportuesin e saj.Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksvagen-Polo”, me targë AA956JT, i cili drejtohej nga shtetasi Astrit Alliaj, 43 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.Sipas policisë, “ lënda narkotike ishte e vendosur në formë boçesh, në një thes me ngjyrë të bardhë me fije dhe me thurje plastike”.Blutë bëjnë me dije se 43-vjeçari e kishte braktisur mjetin në hyrje të lagjes “Bashkimi”, por gjatë ndjekjes policia bëri të kundur kapjen e tij pranë Stacionit të Trenit.Policia e Vlorës ka sekuestruar mjetin ku u gjet lënda narkotike, ndërsa thekson se “nga verifikimet paraprake, targat e mjetit të sekuestruar i përkasin një automjeti tjetër të ngjashëm”.Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Tropojë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim për kultivim kanabisiNdërkohë në Tropojë policia ka ndaluar një 21-vjeçar të shpallur në kërkim “kultivim të bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.Në pranga ka rënë Gëzim Trezhnjeva. Policia bën me dije se “Gjykata e Shkallës së parë Tropojë, me Vendim Nr.45, më datë19.07.2015, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”,  pasi më datë 17.07.2015, në ”Livadhet e Padeshit” janë gjetur dhe sekuestruar 468 rrënjë bimë narkotike.Po kështu në parcelë është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike, model 56. Policia thotë se i riu  dyshohet si bashkëautor i kultivimit të bimëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.[caption id="attachment_583840" align="alignnone" width="640"]5 Në foto: Mjeti ku u gjet lënda narkotike[/caption][caption id="attachment_583839" align="alignnone" width="640"]droga Mjeti dhe droga e sekuestruar nga policia[/caption]