Informaliteti, tregtarët ambulantë në protestë: Mos na kërkoni kasë

Dhjetra tregtarë të tregut të fruta perimeve në Elbasan, por edhe ambulantë protestuan përpara Drejtorisë rajonale të Tatimeve kundër aksionit ndaj informalitetit.“Ambulanti nuk njeh kasën. Do të jap bllokun më tha. Vjen tjetri dhe më kërkon dy fije speca, çfarë mund ti shkruaj unë atij?”“ Të vijë të kronemetrojë sa bie paga reale, çfarë shpenzimesh kemi ne, sa mall firo hedhin ne. Ne nuk përballojmë dot bukën e gojës”.Ata kërkojnë zbutjen e masave të aksionit që ka nisur prej fillimit të shtatorit.“Unë kam njeri të sëmurë në shtëpi. Ku ti gjej 250 mijë lekë që t’ia jap atij? Unë nuk fitoj as 2 mijë lekë në ditë”.Tregtarët ambulantë kërkojnë të mos u vendoset kasë fiskale, pasi për specifikën e mallit që tregtojnë kjo është e pamundur.“Këta po na bëjnë të mbysim veten. Mora borxh për libra se nuk dua që fëmija... I kam të dyja te shkolla e muzikës, me çfarë do ti laj lekët e dritave unë po nuk shita banana?”Më pas protesta e tregtarëve të Namazgjasë në Elbasan, u zhvendos para zyrës së Prefektit.[caption id="attachment_583878" align="alignnone" width="640"]protesta tregtarve Ne foto : Protestuesit ne Elbasan[/caption]