Përdhunoi në banesën e tij të renë me probleme mendore, arrestohet

Një 52-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia për përdhunimin e një të reje me probleme mendore.Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë,u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:Sipas policisë, “Eduart Ndreu më datë 18 dhe 19.09.2015, në banesën e tij ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen A.B. 21 vjeçe, banuese në Krujë, e cila është me të meta mendore(kartelizuar si e tillë)”.Materialet në ngarkim të 52-vjeçarit iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”dhe”Marrëdhënie seksuale ose homoskesuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.