Drafti i PD sjell ndryshime të thella në institucione kushtetuese

Partia Demokratike,  prezantoi sot (21 shtator 2015) zyrtarisht platformën për refomën në drejtësi.Ekspertët demokratë kanë formuluar 300 rekomandime prej të cilave  60 fokusohen në ndryshime kushtetuese.Selia blu  kërkon  që titullarët e instutucioneve kushtetuese të zgjidhen me shumicë votash në parlament. Duke ndryshuar kështu qëndrimin e vitit 2012, në kuadër të ndryshimeve kushtetuese për imunitetin.Eduard Halimi: "Ajo që shprehën ekspertët është qëndrimi në mënyrë koherente i Komisionit të Venecias  i cili nuk sugjeron që palët as të bllokojnë votat, dhe as të bëjnë pazar me njëri tjetrin. Ajo që propozon është ndalimi i  depolitizimit"Eksperti Enkeljed Alibeaj, prezantoi ndryshimet që prekin Kushtetutën  duke filluar me presidentin, Gjykatën Kushtetuese, Sitemin gjyqësore dhe prokurorinë.  Demokratët këkrojnë të mos preket formula për përzgjedhjen e presidentit.Alibeaj: " Lidhur me presidentin konsiderojmë se reforma në drejtësi është sektoriale dhe si e tillë nuk duhet të synojë reformimin e të gjithë organizizimit shtetëror dhe kushtetues. Çdo zgjidhje tjetër mbart rrezikun për nevojën e rishikimit të tre pushteteve. Sjell nevojën për një kushtetutë të re. Për këtë arsye normat kushtetuese të Presidentit të Republikës duhen trajtuar si çështje periferike në drejtësi, për atë pjesë që kompetencat e tij lidhen me sistemin e drejtësisë. Për këtë shkak rekomandojmë që të mos ndryshojë formula  e përzgjedhjes së presidentit të Republikës. Formulë me shumicë të cilësuar e pasuar me një mekanizëm zhbllokues. Me anë të reformës të saktësohen kompetencat dhe procedurat e ndërveprimit institucional ndërmjet autoriteteve shtetërore, emërim shkarkim pra "Ndryshime rrënjësore, ekspertët demokratë  kërkojnë për Këshillin  e Lartë të Drejtësisë, duke propozuar   që  anëtarët jo gjytarë,  të zgjidhen me shumicë votash nga parlamenti.Gjithashtu kërkohet që presidenti  të  jetë anëtar, duke përjashtuar vetëm ministrin e Drejtësisë.Alibeaj: "Maxhoranca substanciale e anëtarësisë në KLD të jetë nga radhët e gjyqësorit, të zgjedhur nga konferenca gjyqësore. Anëtarët jo gjyqtar të KLD-së të zgjidhen në Kuvend përmes shumicës së cilësuar 2/3 ose formulave që garantojnë pjesëmarrje substanciale të opozitës"Demokratët kërkojnë gjithashtu që Prokurori i Përgjithshëm  të emërohet me proces ndërveprues të Këshillit të Prokurorisë, Presidentit të Republikës dhe Kuvendit.Pas hartimit të kësaj platforme, opozita kërkon situatën ta marrin në dorë ekspertët ndërkombëtarë duke mërrë propozimet e duhura nga drafti i tyre por dhe ai i  mazhorancës, për të dalë në fund me një refomë konsensuale.Kryetari Lulzim  Basha,  nuk ishte i pranishëm në këtë tryezë pasi në të njëtën kohë,  për këtë çështje po zhvillonte një takim më ambasadoren e Bashkimit Europian Romana Vlahutin. 1 /Oranews.tv/