Mijëra klandestinë hynë në Austri, të martën mblidhen Ministrat e Eurozonës
Mijëra klandestinë kanë hyrë në Austri gjatë fundjavës, teksa liderët europianë ende nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e krizës më të madhe të refugjatëve që pas Luftës së Dytë Botërore.Ndërkaq autoritetet austriake presin që të tjerë klandestinë të arrijnë nga Hungaria.Këta janë autobusët e fundit që kanë arritur në kufirin kroato-hungarez, ku prej aty marrin trenat për tu nisur direkt drejt Austrisë, pasi Kroacia ka deklaruar se nuk ka më kapacitet, kurse Hungaria është e njohur për qëndrimin e saj kundër emigrantëve pas ndërtimit të dy barrierave në kufirin me Serbinë dhe me kufirin kroat.Fluksi i emigrantëve, ku pjesa më e madhe i largohen luftës nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, ka çuar në armiqësi të hidhura mes qeverive europiane.Gjithsesi, të martën Ministrat e Brendshëm do të takohen sërish në një takim të jashtëzakonshëm me qëllim gjetjen e zgjidhjes, pavarësisht se takime të tilla më herët thjesht kanë demostruar ndarjet e mëdha mes vendeve europiane.