Foto ekskluzive nga takimi privat mes Papa Fraçeskut e Fidel Kastros
Papa Françesku është takuar të dielën në mbrëmje me liderin e moshuar kubanez Fidel Kastro, i cili prej rreth 7 vitesh për motive shëndetësore ia ka kaluar pushtetin politik vëllait të tij Raul Kastro.Takimi mes Atit të Shenjtë e ish-udhëheqësit Fidel Kastro është zhvilluar në rezidencën e tij me praninë e familjarëve, gruas Dalia, fëmijëve e nipërve.Zyra e shtypit e Vatikanit informon se takimi i cili zgjati rreth 30 minuta u karakterizua nga një atmosferë informaliteti, miqësie e respekti.Temat kryesore të bashkëbisedimit mes tyre u bënë problemet madhore që shqetësojnë aktualisht politikën ndërkombëtare, ambienti, natyra e masat e duhura për shpëtimin e tokës mëmë nga trasformimet e mëdha klimatike.Papa Françesku i dhuroi liderit kubanez dy libra të meshtarit At Alessandro Pronzato, një ekspert i katolicizmit si dhe dy CD me homelitë e At Armando Llorente, prifti jezuit ish-nxënës i Fidel Kastros në kolegjin Belèn.Gjithashtu Papa Françesku i dorëzoi tekstin e letrës së tij të fundit enciklike dedikuar ambientit, natyrës e tokës mëmë.Nga ana e tij Fidel Kastro i dhori Atit të Shenjtë librin "Fidel y la Religión" nën një dedikim personal; "Për Papa Françeskun me rastin e udhëtimit të tij vëllazëror në Kubë."Fotografia e vetme e takimit mes Papa Françeskut e Fidel Kastros, e shpërndarë nga të gjitha agjensitë mediatike në botë ka si autor Alex Kastron, djalin e ish-Presidentit Fidel Kastro, i cili kishte dhe eskluzivitetin e imazheve të këtij takimi i konsideruar deri më tani nga Zyra e shtypit e Vatikanit mjaft privat.[caption id="attachment_583755" align="alignnone" width="640"]
Takimi në Kubë mes Fidel Kastros e Papa Gjon Pali i II më 1998.Vizita e Papa Wojtyla në Kubë 21-25 janar 1998.[/caption][caption id="attachment_583753" align="alignnone" width="640"]
Takimi Fidel Kastro - Papa Benedikti i XVI më vitin 2012.Vizita e Papa Ratzinger në Kubë 26-28 mars 2012.[/caption][caption id="attachment_583756" align="alignnone" width="640"]
Më 20 shtator 2015 takimi Fidel Kastro-Papa Francesko[/caption]