Mustafa në Shkup për hapjen e një Televizioni, nuk e pret Gruevski
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një vizitë në Shkup, por ai nuk do të pritet nga ana e homologut Nikola Gruevski.Mustafa do të marrë pjesë në hapjen e kanalit televiziv TV 21 Maqedoni, një ceremoni e organizuar nga ky televizion.Burime nga Qeveria e Shkupit theksojnë për INA se nuk kanë informacion që kryeministri Mustafa do të jetë në Shkup dhe se nuk kanë dijeni për ndonjë axhendë që mund të pritet nga ana e Gruevskit.“Ne nuk kemi ndonjë konfirmim se Mustafa do të pritet nga Gruevski si homolog nikoqir. Ndërsa nuk kemi hollësi edhe se në çfarë ceremonie private merr pjesë”, theksoi për INA, një zyrtar i Qeverisë në Shkup.Kryeministri Mustafa siç mësohet nga disa media, por edhe xhenda e paralajmëruar do të jetë mysafir në ceremoninë e hapjes së TV 21 në Shkup. Në këtë ceremoni është konfirmuar edhe prania e Presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov.Ky i fundit merr pjesë në ceremoni edhe pse nuk është njohur si President i vendit nga ana e partisë më të madhe BDI, dhe se nuk dihet akoma nëse në këtë eveniment do të marrin pjesë zyrtarët e kësaj partie.TV 21 ka qenë temë debati në disa media edhe për shkak se më parë ish-Ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Valon Saraçini ishte paralajmëruar si Drejtor i televizionit.Por ai kishte thënë se ka ndihmuar në realizimin e këtij projekti. Po ashtu në krye të këtij televizioni në cilësinë e kryeredaktorit do të jetë një familjar tjetër i familjes Saraçini, aktivisti i disa shoqatave civile dhe gazetari Petrit Saraçini, i njohur edhe si frontmen i grupit Amon Mra.Ky televizion do të transmetojë program përmes rrjeteve kabllore, por duke synuar mbulimin e gjithë territorit. Skema programore do të përfshijë edhe program në gjuhën maqedonase, kryesisht edicionet informative. (INA)