Gjosha: Reforma në drejtësi brenda tetorit, presim votën pro të opozitës
Shumica do t’i paraprijë progres-raportit të BE për Shqipërinë duke finalizuar votimin e kryerefromës, asaj të drejtësisë. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se votimi do të kryehet në tetor dhe pret që edhe opozita të japë mbështjen e saj në Parlament.Klajda Gjosha: "Reforma në drejtësi mbetet një nga reformat më të rëndësishme dhe reformat e nevojshme për të plotësuar këtë prioritet janë duke vazhduar.Është ngritur dhe Komisioni ad-hoc nga parlamenti si dhe grupet nga Ministria e Drejtësisë. Kjo reformë nuk mund të përmbushet pa marrë pjesë në të edhe të gjithë grupet e interesit. Ne e kemi ndarë këtë punë edhe me bashkëpunëtorët tanë të BE dhe kemi hartuar një plan dhe dokument strategjik të cilin e kemi prezantuar. Qëllimi ynë është miratimi i kësaj reforme në tetor të këtij viti në parlament. Presim votë pro edhe të opozitës".Plotësimi i detyrave të vena kusht nga BE kryeministri Edi Rama e premtoi në krah të kancelares Angela Merkel, duke mos fshehur ambicien për çeljen e negocitave për antërasim në Union.Edi Rama: Listën e kërkesave që duhet të plotësojmë bazuar mbi 5 prioritetet ne kemi marrë një zotim dhe do ta mbajmë që në fund të vjeshtës të këtij viti do ti plotësojmë të gjitha duke përfshirë edhe reformën në drejtësi.Në diskutimin me organizatat europiane dhe shoqërinë civile, minsitrja Gjosha tha se Shqipëria ka bërë progres në realizmin e 5 prioriteteve, duke veçuar edhe atë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.