Greqia voton, lideri i opozitës: Vota për Syriza, katastrofike. Tsipras optimist
Greqia ka hapur sot qëndrat e votimit në funksion të zgjedhjeve e parakoshme. 10 milion votues thirren për të zgjedhur kryeministrin e ri.Aleksis Tsipras do të tentojë që të rimarrë në dorë frenat e ekzekutivit, një muaj pas dorëheqjes së tij si kryeministër.Këtë herë ai shpreson që të arrijë një shumicë të cilësuar në Parlament, gjë të cilën e shprehu edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm."Sot Greqia do të ushtrojë të drejtën e saj demokratike për të përcaktuar të ardhmen. Duhet një qeveri e fortë për një mandat katër-vjeçar" deklaroi Tsipras.Nga ana tjetër, kreu i partisë Demokracia e Re, Vangelis Meimarakis, ka deklaruar se nëse Syriza arrin të shpallet sërisht fituese pas ditës së sotme, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të parakoshme dhe situata do të jetë katastrofike.Sondazhet- Partia e tij Syriza, vijon që të mbetet në një garë të fortë me partinë konservatore, Demokracia e Re. Bazuar në sondazhet e deri tanishme, asnjë forcë politike nuk mendohet të marrë më shumë se 38% të votave. Kjo do të thotë se qeverisja përmes një koalicioni është një opsion i pashmangshëm.Brenda vitit 3 here votime- Vetëm gjatë këtij viti, qytetarët grekë e kanë ushtruar tre herë të drejtën e votës. Kujtojmë këtu zgjedhjet në janar, të cilat zgjodhën Ciprasin Kryeministër, referendumin popullor që u zhvillua në Korrik si dhe zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen gjatë ditës së sotme.
Zgjedhjet te 5 -tat brenda 6 vitesh Zgjedhjet e parakohshme, të pestat në Greqi brenda 6 vjetësh, u thirrën pasi SYRIZA humbi shumicën parlamentare në gusht. Popullariteti i liderit të SYRIZA-s, Alexis Tsipras ra pasi ai pranoi një marrëveshje të re ndihme me liderët europianë.Shpëtimi përfshinte masa shtrënguese, ndaj të cilave SYRIZA ishte betuar t’i kundërshtonte. Greqia është zhytur në një krizë të thellë financiare dhe kush fiton zgjedhjet e sotme (20 shtator) do të duhet të mbikqyrë reformat e mëtejshme të vështira ekonomike. Por siç duket, secila parti që do të fitojë nuk ka gjasa të marrë aq vende në parlament sa për të formuar qeverinë e vetme.Kjo mund të shkaktojë një periudhë jostabiliteti politik.