Aksidentohet familja në Lushnje, katër të plagosur, një rëndë tek Trauma
Shënohet aksidenti i dytë brenda ditës në rrugët e Lushnjes. Katër pjestarë të një familje nga Berati janë aksidentuar rëndë pasditen e sotme ne segmentin rrugor Pluk-Saver, si pasojë e daljes së automjetit nga rruga për shkak të shpejtësisë.Të plagosurit janë bashkëshortët Paqësor dhe Dashuri Cani, djali i tyre Xhevair Cani dhe bashkëshortja e tij, Emarta Periglini, shtetase italiane.Automjeti tip Opel Korsa është përplasur me një shtyllë elektrike buzë rrugës, ndërsa banorët e zonës njoftuan ambulancën dhe të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes.Sipas bluzave të bardha, drejtuesi i mjetit Xhevair Cani 28 vjeç është në gjendje të rëndë, ndaj është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.Autostrada Lushnje-Fier është kthyer në një ndër akset me numrin më të madh të aksidenteve rrugore në vend, për shkak të mungesës së patrrullave policore ne rruge.[caption id="attachment_581977" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina e aksidentuar ne Lushnje[/caption]