Babai dhe djali që bënë bujë pas rrëzimit nga gazetarja hungareze, tani me jetë të re

E mbani mend refugjatin sirian që me djalin e tij në krahë po mundohej t’i shmangej policisë në Hungari por më pas u rrëzua nga kameramania që bëri bujë në internet për sjelljen e saj aspak të hijshme ndaj emigrantëve?Jeta e tij ka ndryshuar përgjithmonë. Tani ai do të nisë një jetë të re si trajner futbolli.Osama Abdul Mohnsen dhe djali i tij, Zaid, u bënë pjesë e kryetitujve globale javën që kaloi, pasi u rrëzuan nga Petra Laszlo tek kalonin me vrap fushën në kufirin serbo-hungarez.Kjo dyshe, ishte në mesin e dhjetra emigrantëve që përpiqeshin t’i shpëtonin policisë, dhe për të vazhduar rrugën e tyre drejt Gjermanisë.Mediat zbuluan se Mohsen kishte punuar si trajner futbolli në Siri. Dhe tani, një staf shkolle trajnerësh në periferi të Getafes në Spanjë kanë gjetur babain e përkushtuar dhe i ofruan atij ndihmë për të rindërtuar jetën e tij duke i dhënë punë dhe strehim.Presidenti i shkollës, Miguel Angel Galan, që ndodhet jo shumë larg Madridit, tha: “Kur pamë historinë e Mohsen të publikuar në gazeta ne u ndjemë shumë keq. Ne jemi një qendër për trajnimin e trajnerëve dhe vendosëm ta ndihmonim atë”.Mohsen tani sapo ka mbërritur në aeoroportin e Barcelonës dhe gati për të filluar jetën e re.siriani 2C65031400000578-3237124-image-a-18_1442435187513 2C65159200000578-3237124-image-a-19_1442435522446 2C4346F800000578-3232634-image-a-1_1442143669689 2C161CCA00000578-3226888-image-a-59_1441743073632 2C161DD600000578-3226888-The_woman_who_was_allegedly_working_for_N1TV_was_filming_the_cro-a-3_1441743927917 2C166EA000000578-3226888-image-a-3_1441747619891 2C13FFC200000578-3226888-The_refugee_and_child_who_are_carrying_several_bags_land_on_the_-a-2_1441743927916 2C13D0CE00000578-3232634-image-a-4_1442156474221