Noka: Rama me “tallava” po e nxirrte hero, por Tahiri s’ishte në nivelin e këngës

Ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, fjalimin e tij në parlament ja ka dedikur pasardhësit të tij Tahiri.Duke ju referuar aktivitetit në Pallatin e Kongreseve për luftën ndaj drogës, Noka e krahasoi atë me Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, por që kësaj here i këndohej hashashit.Deputeti demokrat e cilësoi një përpjekje të dështuar të shefit të qeverisë Rama për të nxjerrë si “Hero” Ministrin, por që sipas tij zërin në grykë ja ngeci Ambaadori i SHBA.Noka: “Dje gjatë gjithë ditës në përsiatje për të shpëtuar kokën e kryetrafikantit të drogës në Shqipëri kryeministri Rama organizoi atë që se kishim parë kurrë. Shqiptarët ishin mësuar të shikonin Festivale folklorike, por ato organizoheshin në Gjirokastrës. Nuk kishin parë Festival Folklorik që të organizohej për Sajmirin dhe në nder të Sajmirit.Dje e bëri këtë. Dhe çfarë ndodhi te Festivali Folklorik i hashashit? Zëri i parë në Festival ishte Rama, zëri i dytë ishte ky kapoja i trafikut dhe krimit. Zëri i parë, Rama u pa dje tek këndonte me një zë të mekur dhe me këngë tallava. Zëri i dytë nuk arriti të ishte në nivelin e këngës, ky ngeli në nivelin e recitimit, madje nga fundi ra në nivelin e belbëzimit, arsyet i di vetë ky. Zëri i parë kërkonte që në të gjithë këngën e tij të nxirrte heroin e Festivalit, por pas shumë përpjekjesh e pa që nuk ja del dhe ja ngeci zërin në grykë Ambasadori i SHBA. Pastaj filloi të fliste përçart, të fliste si e ëmë e Zeqos në majë të thanës për këtë heroin e hashashit.Dhe kur filloi të fliste si e emë e Zeqos për këtë heroin e hashashit dhe ta paraqiste sikur ky paska qenë heroi i vetëm që paska luftuar hashashin në këtë vend, ky që ka qënë hashashist dikur dhe sot ka kaluar në një shkallë më të lartë, përdorues. Në një kohë kur çdo pëllëmbë e vendit është e mbuluar me hashash. Filloi të fliste për heroin, ndërkohë që shqiptarët shikojnë që në çdo fshat lulëzon hashashi”.Sipas Nokës, Tahiri e ka humbur legjitimitetin e të qënit Ministër për shqiptarët.Noka: “Mund ti ketë shtyrë tre ditë apo pesë ditë këtij trafikanti dhe këtij ushtari të krimit, por nuk ja shtyn dot më kohën në atë karrige sepse ai nuk është më Ministër për shqiptarët përveçse për Edi Ramën. Shqipëtarët nuk mund të pranojnë një kapo të trafikut të drogës për Ministër të Brendshëm”.