Kolonel Demiraj sjell "Nëpër labirintet e Shtetit Islamik": Do kthehem në ushtri
Kolonel, Dritan Demiraj, vjen me botimin nëpër labirintet e Shtetit Islamik. Ky botim është një analizë e thellë e krijimit dhe përhapjes së ISIS. Koloneli sjell materialet dhe dokumentet bashkë me përvojën e tij në misione paqëruajtëse."Nëpër Labirintet e Shtetit Islamik", kështu ka preferuar Kolonel Dritan Demiraj ta përmbledhë eksperiencën e tij në ushtrinë shqiptare e në misionet paqëruese në këtë botim të fundit të tij.Libri është një analizë e detajuar e krijimit të Shtetit Islamik, zhvillimi, përhapja e deri tek imazhet e viktimave të publikuar nga media.Po a është Shqipëria e rrezikuar nga ISIS?"Shqipëria është e rrezikuar, por nga ana tjetër njësitë strukturat e FA të ishin më të përgatitura me mire ne drejtim të këtij fenomeni"Pas një viti nga shkarkimi nga detyra, Kolonel Demiraj tha se se do të rikthehet në ushtrinë shqiptare.Kolonel Demiraj është autor i mbi 20 botimeve. Me një karrierë të pasur në ushtri, ai numëron 24 medalje dhe 27 të tjera në sport.Kolonel Demiraj mban titullin "Nderi i Kombit".