Tatimorët mbyllin dyqanet e tregtarëve të vegjël për kasat, nisin protestat
Tatimorët e Dibrës kanë detyruar tregtarët e vegjël në pazarin e qytetit të mbyllin dyqanet deri në vendosjen e kasave dhe regjistrimin e tyre sipas ligjeve në fuqi. Në pazarin e Peshkopisë, prej vitesh ushtrojnë aktivitetin rreth 300 tregtarë, që përveç taksave dhe qerasë, tatimorët kërkojnë vendosjen e kasave, çka u shkakton rëndesë ekonomike pasi shitjet e tyre janë minimale. Kjo masë ka sjellë protestën e tregtarëve.Tatimorët e Dibrës kanë detyruar tregtarët e vegjël në pazarin e qytetit të mbyllin dyqanet deri në vendosjen e kasave dhe regjistrimin e tyre sipas ligjeve në fuqi.Kjo masë ka sjellë protestën e tregtarëve, pasi e quajnë të padrejtë duke pasur parasysh aktivitetin e pakët, kushtet në të cilat tregtojnë dhe tarifën e lartë për blerjen e një kase.Tregtarja: Ku të vendosim kasën, ne jemi tregtarë ambulantë, nuk kemi një prizë, një spinë askund.Tregtarja: Ti jap qeranë atij që ia paguaj atje apo të ha për vete? Dimri nuk ka punë këtu tek ne, nuk është si në qytetet e tjera.Tregtari: Çfarë doni më, populli ka mbaruar dhe thinë pse shkojnë në Gjermani, pse shkojnë në Itali.Tregtarët kanë trokitur në dyert e Bashkisë së Peshkopisë ku u pritën nga kryebashkiaku Shukri Xhelili.Ky i fundit vlerësoi se aktiviteti është i paligjshëm, por nënvizoi se palët kanë rënë dakord që ata të regjistrohen si tregtarë ambulantë, fakt që kërkon miratimin e tatimorëve.Shukri Xhelili: Ne kërkuam një listë të atyre tregtarëve me ambiente të vogla për shitje për ti kërkuar Drejtorisë Tatimore që të trajtohen si tregtarë ambulantë. Pasi deri këtu kemi rënë dakord që mund ti përballojnë detyrimet si ambulantë.Nga dyert e Bashkisë, tregtarët kundërshtuan çdo lloj kompromisi, duke kërcënuar me hyrje në grevë nëse nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin.
/Oranews.tv/