U inspirua nga videot e ISIS, adoleshentja vret të ëmën me thikë kuzhine
Një adoleshente daneze e cila vrau mamanë e saj pasi pa videot shokuese të ISIS me prerje kokash të pengjeve britanikë, është arrestuar së bashku me të dashurin e saj xhihadist.Lisa Borch ishte vetëm 15 vjeç kur tetorin e vitit të kaluar shpenzoi orë të tëra në YouTube duke parë video të publikuara nga militantët e ISIS që prisnin kokat e pengjeve.Më pas ajo dhe i dashuri i saj radikal mysliman, Bakhtiar Abdulla, 29 vjeç morën një thikë kuzhine dhe e qëlluan nënën e Lisa-s më shumë se 20 herë në shtëpinë e tyre në zonat rurale Kvissel.Gjykata që e dënoi Lisa Borch me 9 vjet burg mori vesh se ajo u bë e fiksuar me ISIS pasi ra në dashuri me militantin Abdulla.Lisa gënjeu dhe policinë duke i thënë pas vrasjes se kishte dëgjuar ulërimat e nënës së saj dhe kishte parë nga dritarja një person të largohej.Kur erdhi policia, e gjeti zonjën Holtengaard, bashkëshorti i së cilës ishte larg në një udhëtim pune, të mbuluar në gjak. Dhe në të njëjtën kohë e gjeti Lisa-n të ulur në karrige duke parë video në Youtube, dhe kur i kërkuan të dëshmonte refuzoi të ndahej nga kompjuteri i saj.
/Oranews.tv/