Aksident me dy viktima në hyrje të Laçit, automjeti u përplas me një motor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2015, 20:42
Aksident me pasojë dy viktima në aksin rrugor Laç-Patok.Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30 të mbrëmjes, në hyrje të qytetit të Laçit, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë.Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasit Anton Gjinaj dhe Xhevahir Abedini, të moshës 40-vjeç, te cilët udhëtonin me motoçikletë.Mesohet se dy viktimat ishin nga Laçi, por me banim në Patok.Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për aksidentin.
/Oranews.tv/