Dita botërore e Hepatitit, analiza falas në qëndra shëndetësore, interesi i ulët
Në Ditën Botërore të Hepatitit qendrat shëndetësore kanë ofruar analiza falas, duke iu bashkuar kështu nismës së OBSH për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje. Por megjithë fushtatat sensibilizuese, interesi i qytetarëve ne qendrat shendestore ishte i ulet.Shqipëria i është bashkuar fushatës sensibilizuese të organizatës botërore të shëndetësisë, duke ofruar analiza falas, në pjesën dërrmuese të qëndrave shëndetësore, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e popullates për hepatitin dhe pasojat e tij.Ilir Beqaj: “Këto aktivitetete i bëjnë thirrje qytetarëve për ndërtimin e një komunikimi më aktiv me institucionet shëndetësore për të ndihmuar në parandalimin, apo diagnostikimin në stad sa më të hershëm të kësaj sëmundjeje. Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përparim shumë të ndjeshëm, praktikisht në moshat 0-18 vjeç, ne kemi prevalencë zero, ndërsa për grupet e riskut kemi një shkallë vaksinimi rreth 98%, por besojmë se është e domosdoshme që kjo të shtrihet në të gjithë popullatën. Gjithashtu, vitet e fundit kemi përfshirë në skemat tona të mjekimit edhe në listën e rimbursimit, përfshirë edhe barnat e shtuara në 2015, barna të reja, të cilat janë në gjendje të mjekojnë me efektivitet ato raste kur sëmundjet kapen në stade të hershme”.Mjeket per Ora News shpjegojne se cilet rrezikohen nga semundja e Hepatitit qe vret rreth 780 mijë njerez ne vit në gjithë botën?Lumturi Mërkuri: “Persona të cilët janë lindur nga viti ’94 dhe këtej në Shqipëri janën të mbrojtur prej vaksinimit, sepse vaksina e hepatitit B është e futur në sistemin bazë të vaksinimit. Kontigjenti tjetër duhet të bëjë testimin për të parë nëse ësshtë i infektuar ose jo. Në rast se është i infektuar të shkojë tek mjeku specialist të marrë trajtimin e duhur”.Por megjithë fushaten sensibilizuese, qytetarët ne terren shfaqen indiferentë për kontrollet shëndetësore edhe kur këto ofrohen falas.Qytetari: Atje po më rreh mua se jam sëmurë...Qytetari: Jo nuk jam i interesuar, analiza gjaku nuk bëj për të falë gjak..Data 28 korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit në nder të ditëlindjes së Profesor.Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së pare kunder tij.