Qëndrimi gjatë në diell për fëmijët mund të shkaktojë dëmtime të rënda për lëkurën e tyre
Kjo u ka ngjarë dy djemve të Shauna Broadway në Oklahoma 7 vjeçarit Conner Harvey dhe 5 vjeçarit Tray Wells të cilët janë çuar menjëherë në spital pasi lëkura e tyre ishte e mbuluar nga flluska nga shkalla e lartë e djegies.Nëna e tyre i kishte çuar në Akuapark dhe ishte larguar. Pakujdesia e kujdestares për të mos i lyer me krem mbrojtës bëri që dy fëmijët të pësojnë djegie të rëndë të lëkurës së shkallës së tretë.Vëllezërit u dërguan menjëherë në spitalin Tulsa por mëngjesin e së hënës rreth orës 02:00 ata u çuan në një spital të Texas për shkak të dëmtimeve të rënda që kishin pësuar.Shauna Broadway denoncoi në polici kujdestaren e cila nuk i kishte vendosur fëmijëve krem mbrojtës.“Cfarë është e drejtë është e drejtë, dhe cfarë është e gabuar është e gabuar. Nuk ka justifikime për këtë”-u shpreh ajo për Buzzfeed.Një histori e tillë është një mesazh sensibilizues për të pasur kujdes me qëndrimin me orë të gjata në diell pa u lyer me kremra që mbrojnë lëkurën tuaj dhe të fëmijëve.Kujdes fotot mund të lëndojnë ndjeshmërinë tuaj
