Çfarë i bën një kanaçe Coca-Cola trupit tonë në 60 minuta?
A e keni menduar ndonjëherë se çfarë i ndodh trupit tonë nëse pijmë një nga pijet tona të preferuara freskuese?Një grafikë e re ka zbuluar reagimin që ka trupi ynë një orë pasi konsumojmë Coca-Cola , që nga gllënka e parë, deri 60 minuta pasi e kemi përfunduar.Grafika u formulua nga The Renegade Pharmacist, një blog i drejtuar nga farmacisti britanik Niraj Naik.Në 10 minutat e para: 10 lugë çaji me sheqer godasin sistemin tonë. 100% e sasië të rekomanduar. Ne nuk vjellim menjëherë nga ëmbëlsia e fortë, sepse acidi fosforik bën që trupi ta përballojë atë.Minuta e 20: Sheqeri në gjak është rritur ndjeshëm, duke shkaktuar rritje të insulinës. Mëlçia e kthen sasinë e sheqerit në yndyrë.Minuta e 40: Përthitja e kafeinës është e plotë. Presioni i gjakut rritet, receptorët e trurit bllokohen.Minuta e 45: Trupi jonë rrit prodhimin e dopaminës e stimulon qëndrat e kënaqësisë në tru. Është e njëjta mënyrë si funksionon dhe kokaina.Minuta 60: Acidi fosforik çon kalciumin, magnezin dhe zinkun në sasinë më të ulët.Coca-Cola mund t’ju shkaktojë irritim. Gjithashtu mund të urinoni ujin që ndodhej në Coca-Cola. Ajo çfarë mësuan nga ky studim i konsumimit të një kanaçeje Coca-Cola është se është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, sidomos për kockat dhe dhëmbët.