Uji i nxehtë me limon shkatërron dhëmbët
Uji i nxehtë me limon ndihmon për tretjen, mirefunksionimin e mëlçisë , qetëson stomakun dhe përdoret si një ndër dietat më të besueshme për tu dobësuar.Shumë personazhe të famshëm si Gwyneth Paltrow, Jennifer Aniston dhe Claudia Schifer e kanë sugjeruar vazhdimisht përdorimin e tij në saj të dobive që i sjell organizmit.Por dentistët thonë se kjo lloj pije gërryen smaltin e dhëmbëve duke i çngjyrosur dhe i shkatërruar ato.Këshilltari i Shoqatës Dentare Britanike Prof. Damien Walmsley, shprehet se studimet e fundit tregojnë se sa më të lartë ta ketë shkallën e aciditetit një pije aq më e dëmshme është për dhëmbët tona.Sipas tij duhet të kemi veçanërisht kujdes nga lëngu i limonit i cili ka një pH shumë acid nga 2-3 sidomos kur shoqërohet me ujë të nxehtë."Uji i nxehtë mund ta rrisi efektin shkatërrues te dhëmbët pasi gërryerja është më e madhe në temperature të larta " - pohoi Prof.Walmsley.Për të pakësuar këto efekte rekomandohet që uji me limon të pihet me një pipë në mënyrë që mos të prekë dhëmbët ose të pihet shpejt që të jetë në kontakt vetëm për pak sekonda me to./E.A/Oranews.tv/