Humb jetën punëtori i ndërtimit, u godit nga rimorkio e kamionit teksa punonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2015, 16:58
Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi është goditur nga rimorkio e një kamioni që po shkarkonte zhavorr, ndërsa po punonte ne nje banesë në njësinë administrative të Rrethinave.50-vjeçari, Fatmir Jahukaj, banues në Kiras, ka gjetur vdekjen e menjëhershme edhe psë është tentuar ti jepet ndihma e parë dhe është bërë transporti në spitalin rajonal, ku ka mbërritur i pajetë.Ngjarja e rëndë ndodhi në afersi të fshatit Grudë. Ndërsa Policia menjëherë nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.