Ç’tensionohen marrëdhëniet, Qeveria bisedime për këstin e kredisë me FMN

Misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të mbërrijë në Shqipëri me 25 shtator.Është ky lajmërimi që bëri FMN në fund të majit kur u largua nga Tirana pa rënë dakord për lëvrimin e këstit të radhës me qeverinë shqiptare.Lajmërimi i bërë flet për një javë qëndrimi të Misionit Monetar në vendin tonë nga data 25 shtator deri me 30 shtator.Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se FMN do të diskutojë me autoritetet shqiptare për projektbuxhetin 2016, draft që është bërë tashmë gati dhe për paketën fiskale që do të shoqërojë atë.Ndërkaq në fillim të tetorit do të jetë një delegacion nga Shqipëria që do të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të Bordit të Drejtorëve të FMN-së.Pjesë e delegacionit do të jetë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe Gurvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.Gjatë qëndrimit në Uashington ata do të diskutojnë me drejtues të FMN-së për marrëveshjen 3-vjeçare me Shqipërinë, ku do të kërkohet lëvrimi i dy kësteve të kredisë bashkë, këstit të prapambetur dhe atij të radhës.