Vulin: “Serbia nuk do t’i mbyllë kufijtë refugjatëve, do të ndërtojë qendra pritjeje”
Aleskandar Vulin thotë se Serbia nuk do t’i mbyllë kufijtë e saj refugjatëve, “por do të ndërojë qendra të vogla të përkohshme pritjeje përgjatë kufirit me Hungarinë”Ministri i Punës tha për stacionin shtetëror RTS të hënën se për shkak të masave të ashpra të njoftuara nga Hungaria, numri i refugjatëve që kalojnë transit në Serbi është rritur me 20%, me rreth 3500 që pritet të kalojnë në vend sot (14 shtator).Ai theksoi se për shkak të masave të Hungarisë që do të hyjnë në fuqi të martën (15 shtator), refugjatët do të shpenzojnë më shumë kohë në Serbi. Për këtë arsye, qendrat e pritjes ku ata do të mund të qëndrojnë do të ngrihet në Sombor, Sid, Subotica dhe Kanjza, shpjegoi Vulin.“Serbia po kontrollon situatën në kufinjtë e saj dhe të gjithë emigrantët do kalojnë përmes procedurave legale,” tha Vulin, duke shtuar se “do të mbahet një takim ditën e sotme me përfaqësuesit e BE-së dhe UNHCR-së në lidhje hapjen e një qendre më të madhe pritjeje në Beograd”.Sipas tij, Serbia nuk do të shpenzojë më shumë para nga buxheti i shteti për kapacitetet akomoduese, “por do të financohet nga fondet e BE-së”.“Ne nuk do të lejojmë askënd që të ngrijë së ftohti deri në vdekje,” tha Vulin.Sipas ministrit, e vetmja zgjidhje për krizën e emigrantëve do të ishte paraqitja e një plani nga ana e BE-së, sepse zgjidhjet individuale të shteteve e bëjnë situatën më të vështirë për vendet e tjera.“Që në fillim Serbia u tregua e gatshme për ndihmë, pavarëishst se nuk është anëtare e BE-së. Kemi të bëjmë me të njëjtin problem, dhe ndoshta mund të zgjidhet si brenda edhe jashtë kufijve të BE-së,” tha Vulin./Oranews.tv/