Opozita akuza qeverisë: Avionët po përdoren për trafik droge, jo mushkonja

Debati për dezinfektimin e territorit dhe avionët e drogës rikthehet në Kuvend. Në Komisionin për Shëndetësinë, kryetarja Albana Vokshi, e cilësoi të dështuar këtë proçes dhe akuzoi mazhorancën se avionët po i përdor për transportim të drogës dhe jo për dezinfektimin.Berisha me 17 prill 2014: “ Lidhur me çështjen e avionit dhe trafikut të drogës në Gjadër,Shërbimet Inteligjente të Ushtrisë kanë informuar me kohë”.Rama me 17 prill 2014: “ Nuk janë avionë, janë mushkonjat që ka 25 vjet, qysh se doktori mori shtetin në dorë që nuk i gjëmon më njeri”.Ky debat ku ballafaqohen akuzat e opozitës për avionët e transportit të drogës dhe përpjekja e qeverisë për dezinfektimin e disa zonave në vend vijon edhe sot pas më shumë se një viti.Në pikun e diskutimit për dezinfektimin e territorit të vendit, në Komisionin e Shëndetësisë opozita risolli në vëmendje trafikun e drogës.Vokshi: “Po provojmë dhe mushkonja që nuk u dizenfektuan, që u mbushën me drogë. Shtruan autostradën deri në Itali”.Spahiu: “Albana, e ke shumë gabim”.Deputetja demokrate, Albana Vokshi, akuzoi drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë se tenderin e dezinfektimit të territorit ja ka dhënë një kompanie që ka konflikt interesi me zyrtarë të këtij institucioni.Por për zv/Ministren, Milva Konomi, proçesi është kryer nga Instituti i Shëndetit Publik.Konomi: “Proçesi i dezinsektimit dhe dezinfektimit ka qenë një proçes që është menduar si pjesë e përmirësimit të strategjisë së shëndetit publik në 2014”.Ndonëse me debate të gjata, Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë e ka miratuar në parim projektligjin për produktet biocide në shëndetin publik.Produktet biocide përdoren për dezinfektimin e territoreve me qëllim eliminimin e insekteve të dëmshme në bujqësi.