Ndryshimet në Kodin Penal, 3 vjet burg evazorëve, 10 vjet kontrabandistëve
Qeveria propozon masa të rënda për të gjithë ata që shkelin ligjin fiskal dhe punonjësit e tetimeve që abuzojnë me detyrën.Një draft i ministrisë së Financave propozon burg për të gjithë ata që ushtrojnë aktivitete tregtar të paligjshëm, kontrabandojnë mallra, nuk regjistrojnë mallin, mosdeklarim të të punësuarve apo edhe për tatimorët që kryejnë aktivitet në shkelje të ligjeve.Burgu për kontrabandistëtPropozimi i ministrisë së Financave synon ndryshime në Kodin Penal për nenet që që kanë lidhje me aktivitetin ekonomik ku kërkohet deri në 10 vjet burg për të gjithë ata individë të cilët kontrabandojnë mallra.Neni 171 “Importimi, eksportimi apo transitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet “Burgu për evazorëtGjithashtu ministria e Financave kërkon burgim deri në 3 vjet, për të gjithë ata subjekte tregtare që ushtrojnë aktivitetin në shkelje të ligjit apo nuk lëshojnë kupon tatimorëNeni 1 "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm apo ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve, moslëshimi i kuponit tatimor përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim"Burgu për tatimorëtKodi Penal synohet të ashpërsohet ndjeshëm, dhe për agjentët tatimorë, të cilët në ç'do rast abuzimi me detyrën rrezikojnë të vuajnë deri në 7 vite heqje lirie."Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë që janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre, dënohet me burgim deri në shtatë vjet"Ndryshimi i Kodit Penal dhe ashpërsimi i masave për kontrabandën dhe tregtimin në shkelje të ligjeve, vjen në një kohë kur qeveria është duke drejtuar një operacion kombëtar kundër informalitetit. Masat shtesë që janë parë si shumë drastike nga kundërshtarët që thonë se kryesisht këto masa do godasin biznesin e vogël.
/Oranews.tv/