Shpërthen Maks Velo: Në Shqipëri s’bëhet art, artistët injorantë e të ligë
Një revoltë e mbajtur përbrenda e artistit Maks Velo shpërtheu dje në një konferencë për median në ditën e hapjes së ekspozitës “Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare të Arteve.Artisti shprehu zemërimin ndaj atyre që në kohën e komunizmit e bënë të vuante. Një vuajte që vazhdon edhe sot duke mos i krijuar kushte për të punuar.“Atë që më kanë bërë artistët nuk ma ka bërë njeri” thotë Velo ndërsa tregon emrat e artistëve që e bënë ekspertizën që e çoi në burg: Kujtim Buza, Foto Stamo e Skënder Milori.Shpërthen dhe në deklaratë se në Shqipëri nuk bëhet art duke e quajtur Shqipërinë një vend ismalik. Madje iu referua edhe krizës së emigrantëve në SiriKëtu nuk është vend për të bërë art. Jemi një vend islamik, oriental. Jemi orient. I shihni ata emigrantë që sulen që andej dinë ata se ç’është piktura?!Pjesë ka rrëfimi i Maks Velos para gazetarëveUnë zakonisht tërë jetën i kam konsideruar artistët si armiq. Atë që më kanë bërë artistët nuk ma ka bërë njeri. As pas 1990 nuk më dhanë studio. Kur dha urdhër Berisha të më jepnin studiot Burhan Kaceli më dha një pjesë të studios së Kristaq Ramës. Si mund të shkoja unë ti merrja Tani si mund të shkoja unë t’i merrja Kristaqit njeri i nderuar t’i merrja studion. Më takoi Edi tek Dajti dhe më tha:O Maksi. Jo i thashë thuji Kristaqit të rrijë i qetëNuk është vetëm para ‘90. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë të galerisë.Në gjyqin tim morën pjesë 40- 50 artistë, por askush nuk shkruan për këtë gjë. Sepse unë rezistova, po të mos kisha rezistuar të gjithë ata do të më bënin leckë. Meqënëse unë rezistova asnjë nga ata nuk shkruan.Hasan Nallbati shkroi që “Maksin e dënuan që të trembeshim ne se ne ishim gjenitë”. Ku është gjeniu tani, është Hasani?!Këta edhe burgun duan të ta marrin. Bile dhe ato paret e burgut t’ia jepja Hasanit, sepse i shkreti u tremb. Nuk arrij ti kuptoj dot.Si është e mundur ligësia të jetë kaq thellë, dhe ku tek një artist, jo tek një polic. Policët e Spaçit ishin më të mirë se këta të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Po bëhet ajo ekspertizë që më kanë bërë mua nga tre njerëz Kujtim Buza, Foto Stamo e Skënder Milori?!Unë jetën e kam pasur dhe vazhdoj ta kem të vështirë. Mjafton t’u them se në Dardhë më kanë marrë shtëpinë e babait dhe të gjyshit. Dhe u thashë po ua mbush me piktura dhe tua lë dhuratë një muze fshati dhe nuk duan. Ku të vesh e me kë të merresh!Ekspozita (Flet për ekspozitën e hapur dje në galeri) është e rëndësishme sepse unë nuk kisha mundësi të tregoja veprat.Galeria nuk ka bërë një ekspozitë për artistët e burgosur se nuk donin dy personazhe, Edi Hila dhe ai Shima. O të jemi ne o të mos bëhet fare! E nuk bëhet.Dini ju ndonjë ekspozitë të bëhet për artistët e burgosur, asnjë?!Këto janë dy faktorë: Artistët tonë janë injorantë. Është dhe ligësia që vjen nga injoranca. Se nuk ka mundësi që unë ato (tregon dy piktura) t’i bëj në 1964. Dhe ata marrin 250 punë dhe i djegin. Ma shpjegoni dot. Në rregull nuk I pëlqen, nuk do ti ekspozojë, por ç’të drejtë ka të ti djegë.Përveç kësaj bukuria e madhe është se tani i marrin dhe i kopjojnë. E drejta e autorit është vetëm sahati i elektrikut. Atje i kap Rama për fyti.Meqënëse janë kaq të paaftë dhe janë shumë të aftë të vjedhin.Alush Hima dhe ai Buroni më thanë hajde Maks të japim studion. Më çuan tek studio e skulpturës e madhja dhe më thanë e sheh në ajër, këtu në ajër është studio e jotja. Ishin dy deputetë që ma kanë bërë.Duhet ta them që dhe ju duhet ta dini. Unë respektoj artin, vizatimin por jo ata të bëjnë kështu me mua.…Ajo që kam pasur gjithmonë ka qenë një prurje e jashtëzakonshme figurative që nuk e mbaja dot brenda. Ka pasur raste që kam bërë 5 në ditë. Kam pasur gjithmonë një prodhim të madh që më digjte brenda, më shqetësonte ndryshe nuk do të merresha unë të katranosja jetën time, por nuk e mbaja dot.…Mjafton të dish që 250 vepra më janë djegur. Unë kam disa mijëra vepra. Mund të jenë 2- 3 mijë.Sigurisht në konditat më të tmerrshme ku unë jetoj. Në atë dhomë atje ha bukë, fle, sepse nuk duan kurrë që Maksi të ketë një studio nuk kanë dashur atëherë as tani. Mund ta imagjinosh ti: Çfarë lufte kam bërë, shkatërrova babanë, mamanë, vëllanë, familjen, e pse: Pse bëra vizatime?! Vura bomba?!Këta blejnë automatikë, kallashë, pistoleta një me leje një pa leje, unë tërë paret i bëja letër. Unë i ruaja ata i digjnin…Këtu nuk është vend për të bërë art. Jemi një vend islamik, oriental. Jemi orient. Ata që sulen andej dinë ata se çështë piktura, ta pret mendja ty, dinë ata se çfarë është piktura. Ja kështu jemi ne.
/Oranews.tv/