Të hënën nis shkolla, rregullat e reja të lëvizjes së automjeteve në Tiranë

Bashkia e Tiranë bën publike rregullat e reja të qarkullimit të automjeteve nëpër rrugët e Tiranës të cilat do të hyjnë në fuqi prej 14 shtatorit ditës kur nis viti I ri shkollor.Kryebashkiaku Erion Veliaj i bëri publike në mbledhjen e këshillit Bashkiak.Nga e hëna hyjnë në fuqi këto rregulla1 -Në brendësi të unazës së vogël të Tiranës do të ketë kufizim 24 orë përvecse për veturat urgjencat zjarrfikësit e autousët urbane. "Nuk ka asnjë arsye që në Unazën e Vogël të Tiranës të kemi trajlera, furgonë e mjete të rënda," tha Veliaj.2- Nga ora 06:00—09:00 e mëngjesit dhe nga 16:00-20:00 do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të madhrave pavarësisht tonazhit. Kjo vlen dhe për kamionçina apo furgonë të vegjël dhe për mjete të rënda. Asnjë mjet komercial nuk do qarkullojë në Tiranë.3- Nga ora 06:00- 20:00 ndalohet qarkullimi I mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3. 5 ton. Në unazën e mesme të qytetit, në brendësi të saj si dhe në rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, Rruga e Elbasanit dhe Bulevardi “Bajram Curri”4- Nga ora 06:00- 20:00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton në brendësi të Unazës së madhe të qytetit si dhe në akset kryesore të hyrjes në TiranëNga Ora 06:20:00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme deri në 25 ton në akset kryesore hyrëse në qytet5- Kurse nga ora 20:00 – 06:00 të mëngjesit të gjithë subjektet tregtare mund të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese.Penalitete nëse nuk zbatohen"Të gjithë vendimet edhe pse mund të mërzisin 1000 mijë furgonë, ndihmon familjet e mbi 100 mijë nxënësve të kryejnë një aktivitet normal.Të njëjtat rregulla janë si Europa. Për çdo njeri apo kompani që e shkel do ketë penalitete" tha VeliajMasat për transportin e nxënësve me autobusë shkollor1. Të vendoset sinjali rrugor "AUTOBUS SHKOLLOR", në të gjitha rrugët e qytetit, buzë trotuareve në afërsi të shkollave.2. Autobusët që trasportojnë nxënësit në shkollë identifikohen me simbolin sinjalistik përkatës, i vendosur në katër anët e autobusit, përpara anash dhe pas.3. Simbolet sinjalistike dhe logoja, të jenë mbi mjetin e lyer tërësisht, me ngjyrë të verdhë në portokalli.4. Lyerja e mjeteve dhe vendosja e shenjave dalluese, të bëhen brenda 30-ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Urdhëri.5. Çdo mjet shkollor lejohet të përdorë korsitë e dedikuara për Autobusët Urban Qytetës.

Ja skema e qarkullimit te mjeteve