Ndrec Dedaj: Askush s'më ka kërkuar të jap dorëheqjen si kryetar bashkie

“Nuk më ka kërkuar askush të jap dorëheqjen si kryetar i bashkisë. Qytetarët e Mirditës më kanë votuar për të qenë 4 vite në krye të saj” .Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj në një prononcim telefonik jashtë kamerave për Ora News. Pas dorëzimit të mandatit nga deputeti Arben Ndoka, për t'u përballur me ligjin në shtetin fqinj Itali  Dedaj figuron i katërti në listën e PS-së për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e qershorit të 2013.Po sot paradite u mësua vendimi i marrë në mbledhjen e pasdites së një dite më parë, ai  për shkrirjen e të gjitha strukturave të Partisë Socialiste në Lezhë. Në takimin larg syve të medias ishte dhe Arben Ndoka por dhe kryetari i bashkisë së Mirditës.Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është deleguar për procesin e riorganizimit të PS Lezhë.Nga informacionet e marra mësohet se kryeministri Rama që ishte vet në Lezhë ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtuesve të strukturave të kësaj force politike në rreth, duke nisur nga kreu i PS-së për Lezhën Albert Çuko.Ai ju ka kërkuar strukturave të partisë shpjegime mbi faktoret e kësaj humbje të thellë në këtë rreth, ndërsa gjithçka do të analizohet me detaje.Mandati i Lezhës: Drejt zgjedhjeve të reja për kryetar bashkie në Mirditë?Ja si e komenton politologu Afrim KrasniqiSipas listës proporcionale të PS mandati i kalon numrit 4 të listës proporcionale Ndrec Dedaj, i cili në zgjedhjet e 21 qershorit u zgjodh kryetar i ri i bashkisë Mirditë.KQZ do jetë e detyruar të pyesë Dedaj nëse zgjedh të mbajë postin e kryetarit të bashkisë apo të marrë mandatin e deputetit. Nëse ai zgjedh bashkinë (sic është më logjike) atëherë mandati i kalon emrit pasues në listë, numrit 6 Eduart Ndocaj. Ky i fundit ka pasur një konflikt publik dhe mediatik me PS dhe kryeministrin gjatë fillimit të këtij viti, duke ndërprerë të gjitha raportet politike me PS.Vetë PS do të jetë në dilemë: nëse zgjedh emrin e tij atëherë nuk ka garanci për mandatin edhe për shkak se Ndocaj muaj më parë iu bashkëngjit një partie të tjetër politike, PDK.Negociatat e ditëve të fundit duket se nuk kanë qenë bindëse për asnjërën palë dhe problemi nuk ka marrë ende zgjidhje.Për rrjedhojë PS do jetë e detyruar të vendosë: nëse mandati i kalon N.Dedaj atëherë bashkia Mirditë do të kalojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda vjeshtës së këtij viti.Kjo do të ishte hera e parë që aplikohet zgjidhje in exstrem, por aktualisht ka plot arsye të besojmë se është opsioni kryesor i PS.Nëse mandati i kalon Ndocaj atëherë do të kemi një situatë gjithashtu unike: një deputet që ka refuzuar partinë e tij dhe është në konflikt me të, merr mandat parlamentar. Natyrisht Ndocaj mund të ndryshojë qëndrim dhe parti nëse imponohet, gjithsesi ekzistojnë plot dilema nëse do të krijohet kjo zgjidhje.Absurdi i Lezhës nuk merr fund këtu: emri pasues në listën proporcionale është gjithashtu i dënuar, dhe nëse ndodh që edhe mandati i deputetit Prenga dorëzohet (dorëheqje apo dënim nga gjykata) atëherë PS do të duhet të gjejë një emër tjetër për ta zëvendësuar.Për shkak se në listën e saj nuk ka më emra në dispozicion, sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor mandati i “mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë”. Shanset më të mëdha për këtë mandat është numri dy i listës së LSI në Lezhë, Petrit Gjoni, ish deputet i PAA në parlamentin e vitit 2005-2009!!!Herësi i LSI është dyfish më i lartë sesa i PSD, parti pasuese e koalicionit të majtë në zgjedhjet 2013.edi rama _dedaj /Oranews.tv/