Kush e mori foton e Shpëtim Gjikës?

Në murin e shkallëve që të çojnë në katin e dytë të bashkisë së Vlorës, aty ku ndodhet dhe zyra e kryetarit prej dy ditësh është hequr fotoja e Shpëtim Gjikës.Vetë ky i fundit denoncoi në Facebook zhdukjen e fotos së tij duke mos e fshehur as indinjatën, jo për heqjen e fotos por për atë që ai e quan tentativë për retushim të historisë.Shpetim gjikaVerifikimi i kamerave- Një veprim i tillë shkaktoi zhurmë në bashki.Menjëherë u bë verifikimi i kamerave të sigurisë nga ku është parë se personi i cili ka hequr foton është një i moshuar i cili ndodhej në këtë institucion gjatë orarit të pritjes.Pamjet e tregojnë kur i moshuari e heq fotografinë nga muri duke e vendosur këtë të fundit në një qese.Reagimi i pasardhësit Dritan Leli - Kryetari i bashkisë Dritan Leli i cili ndodhet jashtë Shqipërisë për një vizitë pune në Kinë e ka quajtur "të turpshme dhe të dënueshme veprimin" ."Shpëtim Gjika ka qenë për tre mandate kreu i bashkise së Vlorës dhe meriton absolutisht respekt dhe vlerësimin historik të të gjithëve !" është shprehur Leli për gazetaren e Ora News Jerola Ziaj në një prononcim telefonik jashtë kamerave.Kallzimi në polici- Drejtori juridik i bashkisë së Vlorës ka bërë një kallzim në polici në lidhje me zhdukjen e fotos së ish kryetarit të bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.[caption id="attachment_577323" align="alignnone" width="640"]i moshuari merr foton e shpetim gjikes Ne foto : I moshuari i cili merr foton e Shpetim Gjikes dhe e fut ne qese[/caption]   /Oranews.tv/