Ushtria e Hungarisë po përgatitet për t’u vendosur në kufi për klandestinët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2015, 09:53
Ushtria e Hungarisë ka nisur stërvitjen për tu vendosur në kufirin jugor, në përpjekje për të ndaluar fluksin e migrantëve.Budapesti planifikon të dërgojë ushtrinë që të ndihmojë policinë në kufi, ku mijëra migrantë arrijnë nga Serbia çdo ditë.Gardhi me tela tashmë është duke u ndërtuar përgjatë kufirit, ndërsa deputetët pritet të votojnë për kontrolle më të rrepta kufitare gjatë këtij muaji.Autoritetet kanë thënë se presin 40.000 migrantë javën e ardhshme.Shumica e tyre ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe bëjnë përpjekje që përmes Hungarisë, të arrijnë në Gjermani, Austri dhe Suedi, të cilat janë vendet me ligjet më liberale për azil brenda Bashkimit Evropian.