Nuk informoi policinë për dy parcela me kanabis, arrestohet kryeplaku i Palcit

Është arrestuar nga uniformat blu të policisë së Tropojës një kryeplak fshati, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.Sipas informacioneve zyrtare të policisë së Kukësit, bëhet e ditur se nga ana e specialistëve të Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në komisariatin e Tropojës, është arrestuar në flagrancë shtetasi Andrea Ndou, 37 vjeç, banues në Palc të Lekbibajt.Të njëjtat burime thonë se arrestimi i shtetasit u bë pasi duke qenë me detyrë kryeplak i Fshatit Palc, nuk ka informuar për mbjelljen e dy parcelave me 107 rrënjë kanabis.Materialet në ngarkim të tij, tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.Këtë verë në rrethin e Tropojës janë gjetur dhe asgjësuar disa parcela me bimë narkotike kanabis-sativa, ku shumica e tyre ishin mbjellë në parcela pa pronar.[caption id="attachment_577434" align="alignnone" width="411"]5 Ne foto: Parcelat me kanabis në fshatin Palc te Lekbibajt[/caption][caption id="attachment_577435" align="alignnone" width="411"]4 Ne foto: Parcelat me kanabis në fshatin Palc te Lekbibajt[/caption][caption id="attachment_577436" align="alignnone" width="411"]3 Ne foto: Parcelat me kanabis në fshatin Palc te Lekbibajt[/caption][caption id="attachment_577437" align="alignnone" width="411"]2 Ne foto: Parcelat me kanabis në fshatin Palc te Lekbibajt[/caption]