Emigrantët e mitur, Gjebrea: Regjistruam 91 raste për 6 mujorin e parë 2015
Shqipëria ka regjistruar 91 raste migracioni të të miturve të pashoqëruar në vendet e BE për 6 mujorin e parë të këtij viti.Të dhënat u bënë publike nga zëvendës.Ministrja e Ministrisë së Brendshme, Elona Gjebrea, në wokshopin që po mbahet për këtë fenomen në Tiranë me përfaqësues të vendeve të Ballkanit.Sipas saj 76 prej rasteve po trajtohen nga Shërbimi Social dhe 15 të tjerë janë në proçes vlerësimi.Gjebrea tha se Ministria e Brendshme dhe ekspertët po hartojnë një draft-plan emergjence për të miturit që kthehen nga vendet ku ka qenë të pashoqëruar.Numri 2 i Ministrisë së Brendshme shprehu besimin se futja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta nga Komisioni Europian do të sjellë ulje të kërkesave për azil drejt vendeve të BE.Aktiviteti i sotëm në Tiranë vjen në kuadër të projektit "Mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një përgjigje efikase ndaj sfidave të krijuara nga migracioni i të miturve të pashoqëruar", financuar nga Fondi i Zhvillimit të IOM-it dhe i zbatuar në vendet e Ballkanit Perëndimor në partneritet me autoritetet qeveritare.Nisma që mbledh përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit në Tiranë do të përcaktojë edhe veprimet e përbashkëta ndaj sfidave të krijuara nga migracioni i të miturve të pashoqëruar, në përputhje me prioritetet dhe aktivitetet e BE-së në rajon.