Basha bën thirrje për protesta: Çohuni rinia ngado që keni në gen mosmposhtjen

Lideri i Opozitës Lulzim Basha ftoi shqiptarët të ngrihen në protesta kundër aleancës qeverisëse. Nga Postriba ku mori pjesë në përkujtimin e kryengritjes së 69 viteve më parë, Basha tha se mazhoranca ka krijuar aleancë me krimin.Duke u frymëzuar nga lëvizja e Postribës e 69 viteve më parë, kryedemokrati Lulzim Basha ftoi shqiptarët në protesta.Lulzim Basha: “Ju nuk mund të pranoni kurrë diktaturën e krimit, e bandave, e korrupsionit. Bashkë do t’i largojmë, dhe do t’kthejmë në vend amanetin e martirëve të Postribës. Çohuni rini e Postribës, me të rinj e të reja me PD, t’i japim fund këtij regjimi të korruptuar , e t’i hapim rrugën Shqipërisë për në Europë”I ashpër në qëndrimin e tij mbi situatën në të cilën po kalon vendi, Basha akuzoi qeverinë se po ndjek rrugën e gabuar duke krijuar aleanca me krimin. Sipas kreut të Partisë Demokratike, aleanca e dyshes Rama - Meta, po vjedh popullin dhe po paguan bandat për të mbajtur pushtetin.Lulzim Basha: "Sot e drejta për të zgjedhur dhe liria janë në duart e pinjollëve. Kjo aleancë vjedh popullin dhe paguan bandat për të mbajtur pushtetin. Sot i them qeverisë se e ka gabim. Çohuni rinia ngado që keni në gen mosmposhtjen. Nuk pranojmë diktaturen, bashkë do t’i mposhtim e kthejmë lirinë. T'i japim fund ketij regjimi. Rruga kalon nga Postriba dhe Shkodra"Kreu i demokratëve vendosi kurora me lule në memorialin për viktimat e kryengritjes së Postribës.Pjesë e ceremonisë përkujtimore ishin drejtuesit vendorë të Shkodres, deputetë, pjestarë të familjes së dëshmorëve dhe ish të përndjekur politik.basha ne postribe/Oranews.tv/