I dënuari me 10 vjet burg në Itali për grabitje dhe plagosje kapet në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2015, 10:21
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person për llogari të drejtësisë italiane.Xhevdet Plaka, 30 vjeç, banues në Belsh u ndalua nga Specialistët për Krimet në komisariatin e Elbasanit, pasi një gjykatë italiane e ka dënuar atë me 10 vjet burg për veprat penale “Grabitje me armë e kryer në bashkëpunim, me pasojë plagosje”.Plaka ishte shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol-Roma.Kapja dhe arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin italian.