Propozimi i KE: Gjobë vendeve të BE qe refuzojnë strehimin e klandestinëve

Gjobë për çdo vend i cili nuk pranon strehimin e emigrantëve sipas kuotave.Është ky propozimi i Komisionit Europian pas debatit dhe mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare të unionit për sistemin e shpërndarjes së refugjatëve.Sipas këtij propozimi, vendi që refuzon do të jetë i detyruar të paguajë një shumë të përllogaritur deri në 0.002% të prodhimit të brendskëm bruto.Sakaq Gjermania do të pranojë 500 mijë emigrantë që vijnë nga zonat e konfliktit çdo vit, për disa vite me radhë.Zëdhënësi i qeverisë Sigmar Gabriel tha gjysmë milioni refugjatë nuk janë një peshë e rëndë për Gjermaninë.Kancelarja Angela Merkel deklaroi se Europa e ka të nevojshme të zbatojë një sistem të përbashkët për trajtimin e azilkërkuesve dhe vendet anëtare të saj duhet të bien dakord për shpërndarjen e refugjatëve sipas kuotave.Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeminsitrin suedez Stefan Lofven në Berlin, kancelarja u shpreh:"Ky sistem i përbashkët evropian për azilkërkuesit nuk mund të ekzistojë vetëm në letër, por duhet të vihet në praktikë. Sipas vlerësimeve rreth një milion njerëz po vijnë në Europë, kontinent i cili ka mbi 500 milionë banorë. Mendoni një vend me 500 banorë dhe sapo vjen një më shumë, ne themi jo jo, nuk ka vend. Ky është një detyrim i thellë moral, një përgjegjësi njerëzore që kemi".Ndërkaq përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për migrim Peter Sutherland deklaroi se zona Shengen me shumë gjasa do të përçahet si pasojë e mungesës së bashkëpunimit politik mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian.Sutherland shton se Europa duhet të veprojë e bashkuar, në kuadër të një përgjigje globale në sfidën më të madhe të Bashkimit Europian.