Ja fotot e shqiptarëve të akuzuar për 60 grabitje në 3 muaj

Policia italiane e qytetit të Torinos ka arrestuar sot 4 shqiptarë, anëtarë të një bande e specializuar në grabitje e vjedhje apartamente e vilash.Akuza ndaj tyrë është “aktivitet e pjesmarrje në organizata me qëllim kriminal”, vjedhje, grabitje, kërcënim e mbajtje pa leje armësh e municionesh.Të paktën 60 vjedhje janë identifikuar të kryera nga ky grup kriminal në rajonin e Piemontes, mes të cilave dhe grabitja në 5 majin e vitit 2015, kur gjatë vjedhjes së një vile në komunën e Canavese në Torino, pronari i saj 79 vjeçar qëlloi me armë në shpatull një nga grabitësit, shqiptarin Flori Eollaj 39 vjeç, i cili u godit në shpatull, ndërsa dy shqiptarët e tjerë mundën të largoheshin pa u kapur nga forcat e rendit.Policia italiane dyshon se grabitjet e kësaj bande shqiptare janë kryer dhe në zonën e Alesandrisë e në rrethinat e qytetit të Torinos.Hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre kriminal vazhdojnë në të gjithë Italinë.Banda e shqiptarëve kryente aktivitetin e saj kriminal gjatë natës, ndërsa pronarët e banesave ishin në gjumë.Në momentin e arrestimit shqiptarëve iu gjetën rreth 18 makina të vjedhura, objekte e sende të shumta të pronarëve të grabitur si dhe armë e plumba të mbajtura në mënyrë ilegale.190635Disa nga grabitjet e kryera nga banda e shqiptarëve15 PRILL 2015, në VAUDA CANAVESE (Torino)17 PRILL 2015, në AGLIÈ (TO);29 PRILL 2015, në NOLE CANAVESE (TO)15 MAJ 2015, në CORIO (TO);17 MAJ 2015, në CASELLE TORINESE (TO);26 MAJ 2015, në RIVAROLO CANAVESE (TO);23 MARS 2015, CASTIGLIONE TORINESE (TO)27 MARS 2015, AVIGLIANA;31 MARS 2015, CAPRIE (TO);15 PRILL 2015, VAUDA CANAVESE (TO)17 PRILL 2015, AGLIÈ (TO);20 PRILL 2015, VEROLENGO (TO);20 PRILL 2015, VEROLENGO (TO);25 PRILL 2015, BRUINO (TO);29 PRILL 2015, CAVAGNOLO (TO);29 PRILL 2015, CAVAGNOLO (TO);29 PRILL 2015, NOLE CANAVESE (TO)29 PRILL 2015, NOLE VIA ROCCA4 MAJ 2015, ALMESE (TO);6 MAJ 2015, CHIUSA SAN MICHELE (TO);7 MAJ 2015, MURISENGO (AL);8 MAJ 2015, MURISENGO (AL);9 MAJ 2015 , CAVAGNOLO (TO);9 MAJ 2015 , CAVAGNOLO (TO);9 MAJ 2015 , BRUSASCO (TO);9 MAJ 2015, BRUSASCO (TO);10 MAJ 2015, SANT’ANTONINO DI SUSA (TO) ;12 MAJ 2015, CERRINA (AL);76