Avioni merr flakë teksa ngrihej nga pista
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2015, 11:37
Një avion i British Airways ka marrë flakë në aeroportin e Las Vegasit duke detyruar pasagjerët të evakuohen.Avioni sapo ngrihej nga pista kur shpërtheu zjarri në motorrin e majtë.Një tym i dendur përfshiu fillimisht kabinën e pilotëve dhe më pas u përhap edhe në ambientet brenda duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë duke evakuar 172 pasagjerët dhe ekuipazhin që po udhëtonin drejt Londrës.13 pasagjerë morën mjekim pasi u asfiksuan nga tymi i dendur, por askush nuk mori plagë serioze.
/oranews.tv/