Në takimin e Ramës me 61 kryebashkiakët edhe ai i sms- së
Kryeministri Edi Rama mblodhi dje, 8 shtator 2015, në sallën e Hartave 61 kryebashkiakët e zgjedhur në 21 qershor, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me kompaninë ndërkombëtare “Gran Thorton Albania”.Me një financim të PNUD, do auditojë librat e llogarive të njësive të vjetra dhe orientojë procesin e konsolidimit financiar me standardet e një shteti modern pas një rrënimi mjerues të financave e të nivelit të qeverisjes vendore gjatë tranzicionit pafund.Në takim nuk munguan as kryebashkiakët e djathtë. Kështu në krah të Armando Subashit ishte ulur Xhelal Mziu i Kamzës, apo në në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ishte ulur Fiqir Ismaili i Vorës.Në takimin që vlejti për të përpunuar më tej planin e qeverisë për refomën e decentralizimit nuk ka munguar as kryebashkiaku i historisë së sms që kryeministri Rama e tregonte pothuajse në çdo takim elektoral që mbante gjatë fushatës elektorale të 21 qershorit.“Përfitoj nga rasti, edhe pse me vonesë, por jo për fajin tim, t’i uroj fitore dhe suksese të gjithë të zgjedhurve të Partisë Demokratike. Dua të ndaj me ju lumturinë që historia e sms-s në fushatë ka dhënë rezultat shumë pozitiv. Jam edhe më i lumtur që mes jush është dhe ai që kishte frikë se e shikonin me mua” e nisi fjalën e tij kryeministri Rama.
/Oranews.tv/