Eurodeputeti italian show në PE, i ndërpret fjalën Junker me maskën e Merkel
Një tjetër show i eurodeputetit italian të Lidhjes së Veriut, Gianluca Buonanno, gjatë seancës së sotme të Parlamentit Europian mbi çështjen e emigrantëve.Me maskën e kancelares gjermane Merkel, eurodeputeti italian i ka ndërprerë fjalën Presidentit të Komisionit të BE Juncker duke i shtrënguar dhe dorën.Njihet qëndrimi kundër i Lidhjes së Veriut, politikën e së cilit ky eurodeputet përfaqëson, ndaj kuotave të pranimit të emigrantëve në Europë e akuzat e kësaj force politike se Bashkimi Europian merr urdhëra e vendos sipas rregullave të përcaktuara nga Kancelarja gjermane.Eurodeputeti italian Gianluca Buonanno dy vjet më parë lëshoi fyerje të rënda publike ndaj të parës Ministre me ngjyrë, Cecyle Keyenge, në qeverinë italiane të drejtuar atëherë nga kryeministri Enrico Letta.Ndërsa vetëm pak ditë më parë më 28 gusht në profilin e tij zyrtar në rrjetet social u shpreh se kundër emigrantëve e klandestinëve do të vendos në territorin përreth Komunës së tij një tel me gjëmba me ngarkesë elektrike, ashtu siç bëhet me derrat e egër.Italiani Gianluca Buonanno prej vitit 2014 është kryetar i Bashkisë së Komunës së Borgosesia, në provincën e Vercellit e njëkohësisht deputet i Parlamentit italian.Ndaj eurodeputetit italian me qëndrime raciste kudër emigrantëve e personave LGBT, organizata Change.org ka hartuar një peticion ku kërkon largimin e tij nga Parlamenti i Strasburgut.

Disa nga provokimet e europarlamentarit Gianluca Buonanno