Shkelmoi refugjatët sirianë, televizioni shpreh keqardhjen dhe e pushon nga puna
Një kameramane hungareze është incizuar duke shkelmuar emigrantët sirianë gjatë një përpjekje për t'i ikur policisë. Në videon që po bën xhiron e botës dhe po ngjall reagime të ashpra.Gazetarja që besohet se punon për televizionin hungarez N1TB, shfaqet duke shkelmuar refugjatët që iknin në një fushë afër kampit Roeszke të martën e 8 shtatorit 2015. Gazetarja shfaqet në video duke shkelmuar një fëmijë të vogël dhe më pas një refugjat i cili mbante në krahë djalin e tij.Mediat hungareze bëjnë me dije se gazetarja është shkarkuar nga puna me efekt të menjëhershëm. Në një komunikatë për median, televizioni ka shprehur keqardhje për sjelljen e gazetares."Sot, një kolege nga N1TV bëri sjellje të papranueshme në qendrën Roeszke. Ajo është shkarkuar menjëherë nga puna", thuhet në komunikatën e televizionit.Hungaria është shfaqur deri tani si vendi që ka shkaktuar përplasje të forta me emigrantët sirianë që po e përdorin këtë vend si tranzit për të udhëtuar më pas drejt Gjermanisë.
/oranews.tv/