Vërshojnë emigrantët në Lesbos, në Hungari përleshje të reja
Fluksi i emigrantëve të cilët tentojnë vendet europiane nëpërmjet rrugës ballkanike vijon.Sipas UNHCR, Agjensia e Refugjatëve në Kombet e Bashkuara, vetëm të hënën 7 mijë emigrantë sirianë kanë hyrë në Maqedoni nëpërmjet Greqisë, duke shënuar një numër rekord.Qindra prej tyre thyen kordonin e policisë hungareze afër kufirit serb dhe nisën udhetimin e tyre në këmbë drejt Budapestit.Autoritetet hungareze nuk ishin të afta të kontrollonin turmat e mëdha të njerëzve, teksa trafiku u ndërpre në të dyja anët e autostradës. Në mesin e tyre kishte pleq dhe fëmijë e foshnje.30 mijë të tjerë janë në pritje në ishujt grekë, 20 mijë prej të cilëve vetëm në Lesbos.Evangelos Venizelos arriti në portin e Pireut, në të cilin ndodhen rreth 2,200 emigrantë dhe që në 24 orët e ardhshme priten anije të tjera.Qeveria greke ka rritur numrin e anijeve për transportimin e klandestinevë nga ishujt ku zbarkojnë drejt Athinës. Por gjithsesi, situata mbetet e tensinuar në ishujt Lesbos dhe Kos, ku rreth 2 milionë refugjatë kanë arritur me varka nga brigjet turke.Ndërkohë në Mynih qindra të tjerë arrijnë me trena. Pas udhëtimit të gjatë e të lodhur, ata strehohen ne qendrat e qytetit, por edhe në Berlin dhe vende të tjera të Gjermanisë.