Po ktheheshin nga "Elbasan Arena", kushërinjtë vdesin në aksident

Dy të rinj  nga Ballshi kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në Lushnje.Ngjarja është regjistruar rreth ores 00:30 të mesnatës në vendin e quajtur, rrethrrotullimi i Plugut, ku dy automjete tip “Benz”, njëri me targë AA 999 JU dhe tjetri me targë AA 898 JX, janë përplasur mes tyre.Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme njëri nga drejtuesit e mjeteve, 33-vjeçari Erjon Brahimaj , ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë kushëriri i tij qe ishte pasagjer ne mjet Alban Brahimaj, 29 vjeç.Ky i fundit ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas aksidentit në spitalin e Lushnjes.Mësohet se viktima po ktheheshin nga Elbasani ku kishin parë ndeshjen e Kombëtares me Portugalinë.Policia ka ndaluar drejtuesit e mjetit tip “Benz” me targë AA 999 JU, Fatjon Berberi,37 vjeç, banues në Berat si shkaktar te aksidentit.Blutë bëjnë me dije se nga testi i alkoolit rezulton se Berberi drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.Ndërkohë në një tjetër aksident në vendin e quajtur Ura e Gjolës në Fushë Krujë, një kamion ka rënë në lumë, për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi  Dashamir Hoxha.[caption id="attachment_575975" align="alignnone" width="640"]aksidenti_lushnje Ne foto : Makina e demtuar[/caption] [caption id="attachment_575985" align="alignnone" width="640"]lushnje_aksidenti Ne foto : Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption] /Oranews.tv/