"Arrest me burg" për Armando Prengën, avokati: Hetimi i njëanshëm, nuk ka prova

Gjykata e Lartë ka lënë në qeli deputetin Armando Prenga ndaj të cilit rëndojnë tre akuza në lidhje me përleshjen e armatosur të shtunën e kaluar në Laç.Deputeti mbërriti në Gjykatën e Lartë me pranga në Duart dhe nën masa të rrepta sigurie, ndërsa para trupës së gjyqtarëve kundërshtoi akuzat, por pavarësisht mohimit të deputetit, Kolegji Penal pranoi kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg.Pas masës së sigurisë Avokati Baftjar Rusi tha se vendimi ishte i paligjshëm dhe hetimet të njëanshme.Më parë gjykata kishte lënë në burg edhe Gjergj Calin i cili në derë të institucionit të drejtësisë akuzoi policinë se braktisi familjen e tij, ndërsa zbuloi një komunikim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.Masën e arrestit me burg, gjykata ia caktoi edhe Gazmir Jushit, ndërsa për Anton Lekën caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" me afat  1 mujor. Para gjykatës dolën edhe anëtarë të tjetër të familjes Cali. Nikoll Cali mbeti në burg. Ndërkohë i  vetmi që la qelin e burgut është Gjok Cali, për të cilin u urdhërua lirimin i menjëhershëm nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Seanca për masat e sigurisë zgjati për disa orë ndërsa gjatë gjithë kohës para Gjykatës së Lartë qëndruan anëtarë të fiseve.Avokati i Armando Prengës: Hetimi i njëanshëm- Nëse do ishte një vendimi i drejtë dhe ligjor me prova që ka paraqitur dhe me hetimin që ka bërë deri tani nuk justifikohet qëndrimi. Me bindjen time ai duhet të dilte sot si qyteter i lirë.Ne i qëndrojme bindes tonë se hetimi është i njëanshme. Nuk ka asnjë provë nga dëshmitarët okulare dhe nga kamerat e sigurisë të policisë që deputeti të kete qenë pjesë e kësaj ngjarje.Arrest me burg - Gjykata e Lartë jep masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Gazmir Jushin. Detyrim me paraqitje për Gjok Calin dhe arrest me burg për Nikoll Calin. Pritet vendimi për deputetin socialist.Arrest 1 muaj burg për Anton Lekën -  Gjykata e Lartë dha masën e sigurisë për Anton Lekën.  Avokati deklaroi se vendimi ishte i padrejtë pasi klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. “Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, ka qenë në një dasëm. Ka shkuar në ambientet e Spitalit Ushtarak dhe i thonë se ke mbetje të faktorit qitës dhe për këtë arrestohet”Arrest me burg për Gjergj Calin: Sulmova shtetin, Tahiri më dha garanci - I pari që ka dalë para Gjykatës së Lartë  ishte Gjergj Cali, ndaj te cilit trupi gjykues vendosi masën e sigurisë "arrest me burg". Pas vendimit, Cali u shpreh per mediat: "Me lane ne burg se sulmova shtetin! Njoftova Ministrin Tahiri, ai më tha se gjithçka është në rregull".[caption id="attachment_576321" align="alignnone" width="640"]prenga1 Ne foto: Armando Prenga duke dale nga Gjykata i shoqeruar nga policia[/caption][caption id="attachment_576320" align="alignnone" width="640"]prenga2 Ne foto: Armando Prenga duke dale nga Gjykata i shoqeruar nga policia[/caption][caption id="attachment_576209" align="alignnone" width="640"]cali ne gjykate Në foto: Gjergj Cali pas daljes nga Gjykata e Lartë[/caption]Shorti  u hodh të hënën- Shorti që u hodh të hënën përcaktoi trupën gjykuese prej 5 gjyqtarësh, që kryesohet nga Mirela Fana, ndërsa anëtarë janë Artan Broci, Edmond Islamaj, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca, të cilët do të vendosin për fatin e Armando Prengës dhe personave te tjerë.Gjykata e Lartë hodhi shortin menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 118 vota pro, heqjen e mandatit për deputetin socialist.Aktualisht, deputeti ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.Mbi të rëndojnë 3 akuza, “armëmbajtje pa leje”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “kanosje”, pas përfshirjes së tij në një konflikt pronësie në Laç.[caption id="attachment_576258" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Armando Prenga duke u shoqeruar nga policia per ne Gjykate Ne foto: Armando Prenga duke u shoqeruar nga policia per ne Gjykate[/caption][caption id="attachment_576259" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Armando Prenga duke u shoqeruar nga policia per ne Gjykate Ne foto: Armando Prenga duke u shoqeruar nga policia per ne Gjykate[/caption][caption id="attachment_576260" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Armando Prenga duke u shoqeruar nga policia per ne Gjykate Ne foto: Armando Prenga duke u shoqeruar nga policia per ne Gjykate[/caption]