PD publikon intervistën e Zaganit: Tahiri lidhje me trafikun e drogës, të dorëhiqet

Partia Demokratike bën publike një pjesë të intervistës së pabotuar të ish shefit të Antidrogës së Fierit Dritan Zagani.Për PD intervista është “një nga dëshmitë më tronditëse të kohëve të fundit, që flet për lidhjet e Ministrit të Brendshëm me bandat e trafikut të hashashit, heroinës e kokainës". Kështu deklaroi deputeti demokrat Pollo.Duke publikuar videon, deputeti Genc Pollo, në emër të PD-së kërkoi dorëheqjen e ministrit Tahiri"Kjo është një dëshmi që provon atë që është thënë prej muajsh në mënyrë të përsëritur dhe me forcë nga Partia Demokratike ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita kërkon tashmë me zë edhe me të fortë mbas kësaj dëshmie që Saimir Tahiri të largohet nga Ministër i Brendshëm dhe t'i nënshtrohet hetimit penal" , u shpreh PolloGazetari Basir Çollaku i cili ka bërë intervistën i tregoi Ora News se intervista që është marrë më 24 korrik 2015 është e gjatë mbi 2 orë.  Intervista është kryer në banesën e Dritan Zaganit në Vlorë kur ai ishte nën masën e arrestit shtëpiak.Zbardhja e intervistes Dritan Zagani: Unë kam rastisur në punën time të sekuestroj qoftë drogë qoftë lekë, në vlera monetare të mëdha të ardhura nga Italia të një familjeje trafikantësh, pasi nuk janë grup por janë vëllezër ata që punojnë bashkë dhe që merren me trafikun e drogës. Gazetari: Sa është vlera monetare? Dritan Zagani: Vlera e lekëve ka qenë në një rast, nga informacioni që kasha unë,  pasi në një rast nuk i sollën në Vlorë por në Durrës dhe ne bashkëpunuam me kolegët duke sekuestruar 86 mijë euro, prerje 10- 20  euro, lekë trafiku droge.Rasti tjetër ka qenë në portin e Vlorës në një kamion, një ngarkesë e këtyre personave, pavarësisht se unë arrita të kap vetëm shoferin, transportuesin, u kap 360 kile hashash. Gazetari: Po sasi të tjera parash që keni zbuluar, sekuestruar ose në pamundësi për të zbuluar? Dritan Zagani: Në portin e Vlorës në vazhdimësi ka pasur rezultate. Në disa raste, 2- 3 I mbaj unë mend me detaje. Madje në USB- timen të punës që nuk arriti që SHKB ta gjente, pasi USB-të kërkonte SHKB që të gjente atë natë në kontrollin e banesës time, për të hequr informacionet. Nuk kërkonin drogë në shtëpinë time por materiale për drogën. Kam të dokumentuar veprimet operacionale që kam kryer.  Gazetari: Këtij grupi I kishe sekuestruar në disa raste Dritan Zagani: Ky grup pas ndryshimit të pushteteve, nga e djathta në të majtën që ndodhi në 2013 ky grup u bë shumë i pushtetshëm për hir të së vërtetës.Kam mësuar se këta janë shumë të fortë pasi ishin lidhje farefisnore e zotit Tahiri, ministrit të Brendshëm  Gazetari: Si i provoni këto pretendime?Dritan Zagani: E provoj edhe me lidhjen farefisnore. Kur isha shef i hetimit të kufirit kasha një regjsitër themelor ku kisha të regjistruar të gjitha të dhënat e mjeteve lundruese që qarkullonin në bregdetin e drejtorisë rajonale që nga Saranda deri në Vlorë. Për shkak të moratoriumit të asaj kohe përveçse i regjistronim i skedonim të gjitha mjetet. Edhe me informacionet që na vinin.Që në atë kohë kam pasur një informacion të skeduar për një gomone, jo shumë e madhe që përdorej nga ish deputeti i asaj kohe, ministri i kësaj kohe zoti Tahiri të cilin e mirëmbanin dhe e përdornin këto tre personazheNdërhyn gazetariDritan Zagani:  Përdorej për pushime, për xhiro në bregdet. Atë gomone e mirëmbanin dhe e administronin në mungesë të pronarit, që pronari ishte zoti Tahiri këta tre shtetas.Ndërhyn gazetari Dritan Zagani: Mjeti ishte regjistruar në emër të deputetit. Në emrin e zotit Saimir Tahiri dhe e adminsitronin tre vëllezër kushërinj të tij në Vlorë.  Ata janë A.H, M.H, L.H nga Vlora. Gjatë kohës që isha në Fier nga hetimet që po bëja Ndërhyn gazetari: Këto ishin kontigjent…?  Dritan Zagani: Kontigjent i trafikut të drogës që kur unë punoja në Vlorë vite e vite përpara. Ishin kontigjent të trafikut të drogës. Ndërhyn Gazetari...Dritan Zagani: Në lidhje me trafikun e drogës kam qenë në një moment që doja të verifikoja subjektin A.D që po ndiqja në Vlorë, në një takim që do të bënte me disa porositës që do i çonte mallin në Itali me gomone. Për hir të së vërtetës subjekti A.D nuk është se bënte trafik vetëm për ishte dhe transportues për të tretët.Në një moment që unë doja të verifikoja me kë do të takohej ky subjekt A. D në qytetin e Vlorës kam parë një mjet me targa AA 003 GB audi 8, i zi me xhama të zi që erdhi tek makina e subjektit A.D. Nuk zbriti njeri por subjekti A.D zbriti nga makina e tij dhe hipi në këtë audi. Unë u mundova ta ndjek që të marr vesh çfarë po bëjnë dhe ku po shkojnë, si duket isha vënë re nga ata dhe në vend që ti ndiqja unë ata më ndoqën ata mua  nja dy tre momente . E pashë që ishte e kotë dhe nuk vazhdova më ndjekjen e këtij automjeti.Të nesërmen në ora 8.30 në zyrë pasi bëmë mbledhjen e mëngjesit, në zyrën time hapi sistemin TIMS dhe verifikova këtë targë AA 003 GB, targë e re shqiptare.Sapo e hap sistemin më rezulton pronar i mjetit Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm.Gazetari: Këtë verifikim e keni bërë në vitin..? Dritan Zagani: E kam bërë në prill të 2014 para se të arrestohesha. Mjetin e ministrit tim e përdornin këta shtetas trafikantë në Vlorë. Deri në këto moment nuk e kuptoja çfarë po bëhej. Por doja të verifikoja me kë u fut A.D.Kur më doli emri i ministrit u shtanga. Në moment thirra shefin e sektorit z. Skënder do vish pak tek zyra dhe i tregoj çfarë kisha verifikuar dhe se kush dilte pronar i mjetit. Nuk po kuptoj çfarë bëhet i thashë.Ai më tha: "Nuk e dije ti, po këtë e përdorin kushërinjtë e ministrit në Vlorë, vëllezërit H. E ka ministri por e mbajnë ata. Bile këtë makinë cunat tonë, të sektorit para dhjetëditësh në orën 02:00 të natës e kanë ndaluar për kontroll në autostradën Gjirokastër- Levan,dhe nuk kanë ndaluar. Kanë bërë debate e sherr me çunat tonë. Nuk kanë pranuar të kontrollohen. Atëherë çunat tanë i  kanë shoqëruar deri në drejtori, dy vëllezërit kanë qenë të pirë, e të shoqëruar me dy femra. Ka marrë në telefon drejtori dhe u ka thënë lini të lirë ata që keni çuar aty gabimisht. Ishte drejtor Edvin Hodaj. Aty nga biseda me shefin mësova kush na kishte qenë në audi atë natë. Pastaj  në Vlorë I kam verifikuar me dhjetra herë që e kanë ato dhe e përdorin ato këtë makinë. Gazetari:  Si pas jush kjo makinë në rastet e tjera përdorej për çfarë Dritan Zagani:  Kjo makinë përdorej nga ata kryesisht për lëvizjet Vlorë- Gjirokastër, ndonjëherë për të ikur dhe në Greqi me të Gazetari: Ju dyshoni se bëhej transport...? Dritan Zagani: Fakte konkrete nuk ka dhe nuk mendoj që ata kanë nevojë ta bëjnë me audi transportin e lëndës narkotike pasi ata kishin të gjithë mbështetjen logjistikeJanë grup që e kanë marrë në administrim të gjithë aktivitetin kriminal këtu  edhe me emërimet që ata kanë bërë në policinë e shtetit Arratisja e Dritan Zaganit-  Ish-shefi i antidrogës në Fier,  u arrestua në maj të vitit 2014, i dyshuar për lidhje me një grup kriminal që trafikonte drogë nga Lazarati në drejtim të Italisë. Ai akuzohej  për “shpërdorim detyre” dhe “trafikim të lëndëve narkotike.Për disa muaj çështja u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila nuk mundi të faktoj implikimin e  tij në trafikun e drogës, duke e pushuar si akuzë, dhe çështjen i kaloi për hetim Prokurorisë e Fierit vetëm për veprën penale shpërdorim detyre.Kjo solli lehëtësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, ku ish-kryekomisari do ta kalonte në shtëpinë e tij në Vlorë.Më 1 shtator Policia e Shtetit shpalli në kërkim Zagani, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” duke u larguar nga Shqipëria  në mes të  procesit  gjyqësor  mbi akuzat për  shpërdorim të detyrës. Ish-efektivi i lartë i uniformave blu në qytetin e  Fierit, duhej të paraqitej në gjykatë në seancën e radhës në ngarkim të tij, por ai ka munguar duke u përfaqësur nëpërmjet një prokure të posaçme nga avokati i  tij mbrojtës. Burime pranë polcisë,  theksuan se pas mungesës në gjykatë është ushtruar dhe kontroll  në banesën e Zaganit, nga ku dhe aty është konstatuar mungesa  e tij dhe e familjarëve.  vijon  [caption id="attachment_574844" align="alignnone" width="640"]zagani per tahirini Dritan Zagani per Sajmir Tahirin[/caption]          vijon