Lagarde: Ndihma ndaj emigrantëve, mision i të gjithëve, jo vetëm i Gjermanisë
Kriza e klandestinëve është problem i të gjithëve dhe jo vetëm i Gjermanisë. Kështu ka deklaruar shefja e FMN, Christine Lagarde, vetëm pak ditë pas publikimit në mediat ndërkombëtare të djaloshit 3 vjeçar Ajlan në bregdetin e Bodrumit në Turqi.E ndodhur në Ankara, Lagarde shprehu dhimbjen e saj për këtë tragjedi dhe si ajo e Ajlan e mijëra të tjerëve u shpreh:"Realiteti të godet, kur sheh të tilla fotografi të shpërndara në të gjithë botën përmes rrjeteve sociale dhe kjo forcon bindjen e misionit që duhet të ketë secili prej nesh, të gjithë duhet të japim ndihmën tonë dhe për këtë duhet të jemi sa më praktikë, edhe në terren, me programe dhe politika. Dhe ky nuk është problem i disave, është problemi i të gjithëve ne, jo vetëm i institucioneve ndërkombëtare"Shefja e FMN-së i bëri thirrje ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qëndrore të 20 vendeve më të fuqishme të botës, të mbledhur në Ankara në samitin e G20, që të bashkëpunojnë për një zgjidhje për cështjen që ka pushtuar botën, krizën e emigrantëve. Pak ditë pas shpërndarjes online të fotografisë së dhimbshme që preku zemrat e mijëra njerëzve anembanë globit, donacionet për emigrantët janë trefishuar, jo vetëm nga bizneset apo institucionet shtetërore por edhe nga individë të shumtë. Për vetëm 48 orë, mbi 100.000 dollarë ka marrë UNHCR përmes faqes së saj të donacioneve globale. /Oranews.tv/