Mblidhet G20 në Ankara, diskutohet për krizën ekonomike në Kinë

 Kriza e ekonomisë së dytë më të madhe të botës dhe luhatjet e vazhdueshme të tregjeve financiare globale kanë pushtuar punimet e takimit 2 ditor të ministrave e financave të G20, shefave të bankave qëndrore dhe ekonomistëve. Në qendër të samitit, që po mbahet në Ankara të Turqisë kanë qënë zhvillimet më të fundit në tregjet financiare dhe gjetja e një zgjidhje për kërcënimin që po i  bëhet ekonomisë botërore.Christine Lagarde, shefja e FMN-së: "Është një transformim i pabesueshëm dhe i vështirë. Por duhet të them që nuk është një transformim suprizë i rrjedhës ekonomike".Ekonomistët besojnë se luhatjet në tregun financiar të Shangait kanë reflektuar probleme edhe në ekonominë e vendit, duke nënkuptuar se Kina po vuan një krizë të vërtetë financiare.Tian Huifang, Ekonomist në Institutin për ekonominë Botërore: "Luhatjet në tregjet financiare na kujtojnë se kemi plot probleme strukturore, probleme ekonomike të cilat duhet ti korrigjojmë".Zhou Xiaochuan, guvernatori i Bankës Popullore të Kinës tha se kjo situatë është e përkohshme sepse përpara muajit korrik, bursa e Shangait ka shënuar vetëm rritje. Ndërsa ministri gjerman i financave Ëolfgang Schaeuble tha se nuk ka nevojë për nerviziëm të kotë rreth ngadalësimit të ekonomisë kineze.Wolfgang Scheuble, ministri gjerman i financave: "Dukshëm zhvillimet e fundit, sidomos nga Kina kanë luajtur një rol në rrudhjen e tregjeve financiare por nqs qeveria kineze vijon të ndërmarrë reformat e duhura dhe të prezantojë një program real ekonomik, për të qetësuar tregjet". Në qendër të diskutimeve ka qënë edhe ekonomia e ShBA-ve, ku Lagarde kërkoi nga Rezerva Federale të mos nxitojë në vendimin e saj për të rritur normën bazë të interesit.