Ndotja dhe dëmtimi në Tiranë, ja sa lekë mund të gjobiteni

Nga sot një qytetar do të paguajë 20.000 lekë gjobë nëse dëmton ose ndërhyn në hapësirat e gjelbra.Këshilli i Bashkisë së Tiranës miratoi mbrëmjen e 3 shtatorit 2015, projektvendimin për masat ndëshkuse, i cili parashikon një sërë penalitetesh për gjithë ata që ndotin ambientin.  Gjoba parashikohen dhe për dëmtimet dhe ndërhyrjet në rrjetin rrugor.Bashkia e Tiranës ka vendosur të gjobisë me 10 mijë lekë të reja këdo që dëmton dhe bllokon rrugën apo trotuarin.Gjithashtu ata që vjedhin kapakët e pusetave , një prej akteve vandale më të zakonshme në Tiranë, do të ketë si penalitet një gjobë 10 000 mijë lekë të reja për cope.tabela e gjobavePër dëmtimet ose ndërhyrjet në rrjetin elektrik rrugor, Bashkia e Tiranës Ka parashikuar gjobë prej 20.000 lekësh. Kjo është e vlefshme si për ata që dëmtojnë ndriçuesit, si edhe për ata që dëmtojnë shtyllat.Dëmtimet ose ndërhyrjet në rrjetin elektrik rrugor, dënohen me gjobë në masën 20 000 Lekë për cope. Kjo gjobë është e vlefshme si për ata që dëmtojnë ndriçuesit por dhe shtyllat.Po ashtu në masën 20 mijë lekë të reja , është parashikuar të gjobiten ata që dëmtojnë ose ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellësit.Shumëfish më të larta, është miratuar të jenë edhe gjobat për dëmtimet ose ndërhyrjet në hapësirat e gjelbra, të cilat dënohen gjithashtu me 20.000 lekë gjobë, si në rastin kur priten pemët apo edhe në rastin e vendosjes së posterave pa leje.tabela gjobatpastrimi /Oranews.tv/